Ministri i dorëhequr Sandër Lleshaj ka komentuar konferencën e Policisë së Shtetit të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Italiane për luftën kundër kanabisit. Në një postim në mediat sociale, Lleshaj shkruan se sot Italia konfirmoi një arritje më të madhe të Shqipërisë.

2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019.  Arsyet e këtij suksesi historik gjenden tek shumë faktorë, ku po veçoj: 1. Vullneti i paepur politik; 2. Angazhimi i fortë policor; 3. Bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë”, shkruan Lleshaj.

Po ashtu Lleshaj komenton dhe operacionin e sotëm të SHÇBA dhe të Policisë së Vlorës, ku u arrestuan 41 persona mes tyre dhe një punonjës i policisë.

Është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor”, shkruan ministri i dorëhequr./tvklan.al