Lleshaj: Situata në vend më e mirë, por nuk duhet të flemë



Lleshaj: Situata në vend më e mirë, por nuk duhet të flemë

13:50 14/02/2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ishte këtë paradite në Vlorë, në një analizë vjetore të Prefekturës së Qarkut.

Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se Njësie tjetër Antikorrupsion është në krijim e sipër, por nuk ka dhënë detaje sesi do të jetë trajta përfundimtare e saj.

“Bëhet fjalë për krijimin e një strukture, e cila do të adresojë me theks të veçantë krimin ekonomik dhe korrupsionin, dy fusha të cilat meritojnë qasje të re. Vetëm kaq mund të them sot”.

Ai ka theksuar se lufta kundër krimit nuk ka kufizime gjeografike dhe se do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Situata, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë, statistikisht është më e mirë, sesa të gjitha vitet që kemi kaluar, por sigurisht kjo nuk është një arsye që ne të flemë. Përkundrazi ne synojmë të shtojmë intensitetin e punës së Policisë dhe strukturave të tjera për ta përmirësuar më tej rendin, sigurinë publike në Vlorë”. /tvklan.al




Të ngjashme