Ministri i dorëhequr, Sandër Lleshaj, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” ka treguar një histori personale duke thënë se ka humbur një fëmijë.

Lleshaj u shpreh se nuk e ka treguar kurrë këtë fakt, por e ka përjetuar vetë dhe kupton shumë qartë se çfarë dhimbje po përjeton familja e Klodian Rashës.

Qëllimi është i thellë moral. Unë kam pasur fatin e keq që ta kuptoj vetë se çfarë do të thotë humbja e një fëmijë.

Nuk e kam treguar, por e kam përjetuar vetë. Dhe jam shumë i prekur nga fakti që një familje shqiptare me shumë dinjitet që ka humbur një fëmijë për veprimin apo mos veprimin të një punonjësi të Policisë së Shtetit.

Ky është motivi që më ka shtyrë drejt këtij hapi. Por unë e kam përmendur në intervistat e mia që kam marrë postin e kam menduar dorëheqjen dhe kjo është shumë normale”, ka treguar Lleshaj./tvklan.al