Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një takimi me prefektët iu është përgjigjur qëndrimeve të disa kryebashkiakëve të opozitës, të cilat kanë deklaruar se nuk do t’u lirojnë zyrat, të zgjedhurve të 30 Qershorit.

Zyrat janë të shtetit dhe nuk janë të askujt, të gjithë jemi të përkohshëm dhe kohën na e përcakton ligji dhe në rastin e të zgjedhurve vendorë e ka përcaktuar vetë Kushtetuta. Nëse ne të tjerët rrimë në bazë të ligjeve dhe akteve, në rastin që flasim e ka përcaktuar vetë Kushtetuta. Ne urojmë që askush të mos çmendet për të zaptuar zyra që nuk i takojnë. Mandati është 4 vite i dhënë nga Kushtetuta, ndërkohë që në 30 Qershor kanë ndodhur zgjedhje të certifikuara nga të gjitha. Uroj që të kemi situata të kësaj natyre dhe njerëz të caktuar të dalin nga binarët ligjorë“.

Lleshaj iu kërkoi prefektëve të monitorojnë procesin e lënies së detyrës nga krerët e bashkive aktualë dhe marrjen në dorëzim nga drejtuesit e rinj vendorë.

Të gjithë strukturat do të marrin pushimet pas shtatorit sidomos të administratës së bashku dhe prefekturës. Prefektët kanë një rol kyç përsa i përket konstituimeve në lidhje me bashkitë, por ligji parashikon disa”.

Deklaratat e Lleshajt vijnë pas bastit të vënë nga kreu i opozitës Lulzim Basha se kryebashkiakët e djathtë do të qëndrojnë në detyrë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Tv Klan