Azdren Llullaku duket se në kampionatin rumun ndjehet si në shtëpi, pasi është kthyer në formë të mirë. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e parë dhe ndihmoi shokun e tij Laurentiu Bus të shënonte të dytin në fitoren 4 – 1 të Astra Giurgiu ndaj Dinamo Bucuresti.

Goditja e tij nga jashtë zonës ishte e pakapshme për portierin kundërshtar. Azdren Llullaku numëron 5 gola të shënuar në këtë sezon të ligës së parë në Rumani.

Astra Giurgiu është në grupin e ekipeve që po përpiqet të luajë për titullin kampion dhe një vend në kupat e Europës. Nga sezoni i rregullt Astra duhet të luajë edhe 5 ndeshje.

Azdren Llullaku u kthye në Rumani në merkaton e verës pas një periudhe jo të mirë në Kazakistan dhe Itali.

Tv Klan