Azdren Llullaku ka shënuar golin e parë më fanellën e klubit të tij të ri Astana. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, atje ku po zhvillon fazën përgatitore, klubi nga Kazakistani zhvilloi një ndeshje miqësore me skuadrën letoneze të Rigas.

Llullaku ka shënuar golin e dytë pas aksioni të ekipit të tij. Në dhjetor Llullaku firmosi për 2 vjet me kazakët. Mediat bënë të ditur se ai do të përfitojë gati 500 mijë euro në sezon.

Azdren Llullaku shkëlqeu me Gaz Metanin në kampionatin rumun ku shënoi 16 gola në 20 takime të zhvilluara.

Kazakistani do të jetë një përvojë tërësisht e re për Llullakun, i cili ka mundësinë të luajë në Champions League. Mesfushori me tipare sulmuese befasoi edhe Gianni De Biasi, i cili e afroi në Kombëtare në kualifikueset e Kupës së Botës 2018./ TV KLAN