Vajzat e spektaklit Love Story në TV Klan tashmë janë miqësuar me njëra-tjetrën, gjë të cilën e kanë  shprehur hapur në daljet e tyre publike.

Disa prej tyre janë gati shoqe të ngushta, ndërkohë që shumica kanë një raport neutral me të gjitha.

Në programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, konkurrentet kanë zhvilluar një lojë me foto, ku kanë zgjedhur njëra-tjetrën për pyetje specifike.

Ato kanë veçuar vajzën më të bukur dhe vajzën më naive, sipas mendimit të tyre.

Cila është vajza më e bukur?

Meri: Enxhëll më duket e kompletuar, Suela më duket shumë tërheqëse në fytyrë. Gjithashtu edhe Generda, më pëlqen shumë stili i saj.

Redona: Çdo vajzë ka bukurinë e vet por zgjedh Merin dhe Generdën

Xhesi: Për shijet e mia personale që më është dukur tërheqëse që në fillim është Flavia.

Ariana: Vajzat e Love Story janë shumë të bukura të gjitha por do të veçoja Suelën.

Generda: Të gjitha vajzat janë shumë të bukra dhe nuk mund të them një emër, por po them emrin tim.

Suela: Të gjitha vajzat janë të bukura, kanë atë veçantinë e tyre kështu që nuk do të zgjedh asnjërën.

Flavia: Mua më pëlqejnë disa në fakt. Unë dhe Suela.

Cila nga vajzat është më naive?

Meri: Naive nuk është një fjalë e bukur për të përshkruar karakterin, por do të thoja e qetë. Zgjedh Generdën. Është e qetë, e drejtë dhe nuk e ngre zërin vend e pa vend.

Redona: Vajza më naive është Meri

Xhesi: Naive në kuptimin e pastër, që shpreh mendimet që ne të tjerat ndonjëherë rezervohemi, mendoj se është Redona.

Ariana: Vajza më naive, pak unë dhe Meri.

Generda: Vajza më naive se di, Redona

Suela: Më naivja jam unë, u besoj të gjithë njerëzve

Flavia: Vajza më naive, Redona./tvklan.al