Lojërat kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhvillimin fizik, shoqëror, njohës ose intelektual të fëmijëve. Sipas ekspertëve, përmes lojërave fëmijët angazhohen dhe bashkëveprojnë me botën përreth tyre.

Kjo është arsyeja pse fëmijët duhet të inkurajohen të marrin pjesë në lojëra aktive ose aktivitete të ndryshme fizike.

Në nivel global, një studim i kryer tregon se fëmijët po bëhen gjithnjë e më pak aktivë. Kjo ka çuar në një rritje të sëmundjeve të ndryshme si arterioskleroza, hipertensioni dhe mbipesha.

Ka faktorë të ndryshëm që kontribuojnë në trende më të ulëta të aktivitetit fizik. Një nga faktorët më të mëdhenj është fakti që fëmijët shpesh preferojnë të përdorin kohën e lirë duke u përfshirë në aktivitete që kanë të bëjnë me qëndrimin ulur, siç janë kompjuteri ose televizori. Shpesh, ata zgjedhin këto lloj aktivitetesh përpara aktiviteteve në natyrë.

Studiuesit rekomandojnë që fëmijët parashkollorë duhet të kryejnë të paktën dy orë aktivitet fizik në ditë.

Fëmijët duhet të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh sportive dhe në natyrë, pa u përqëndruar vetëm tek një prej tyre.

Për shumicën e sporteve, trajnimi intensiv duhet të vonohet deri në adoleshencë. Trajnimi dhe ushtrimi intensiv te fëmijët mund të çojë në dëmtime dhe stres psikologjik.

Ushtrimet dhe lojërat e ndryshme ndikojnë për të rritur kryesisht forcën e muskujve dhe qëndrueshmërinë.

Fëmijët gjithashtu janë të ndikuar nga prindërit e tyre. Sjelljet e prindërve, qëndrimet, stilet dhe praktikat e prindërve kanë një ndikim të madh në sjelljen e tyre. /tvklan.al