Atletët shqiptarë Luiza Gega në 5000 metra dhe Franko Burraj në 400 metra fituan garat në Divizionin e Tretë në eventin e Lojërave të treta Europiane.

Gega zhvilloi një garë të jashtëzakonshme, ndërsa u përball deri në metrat e fundit me kenianen që përfaqëson Izraelin, Salpeter.

Pas garës, rekordmenia shqiptare tregoi emocionet për këtë suskes të arritur.

Kampionati Europian Ekipor po zhvillohet në Krakoë të Polonisë. Paraqitja e atletëve shqiptarë në këtë event është një tjetër sukses për sportin në vend, ndërkohë që sukseset sjellin pikë për ekipin.

Klan News