Atletika Botërore do të lejojë edhe 35 sportistë rusë të tjerë që garojnë si atletë neutralë në Lojërat Olimpike të Tokios 2020. Organi qeverisës botëror i atletikës ka rivendosur një skemë që lejon atletët rusë që plotësojnë kriteret anti-doping të garojnë nën një flamur neutral. Deri më tani kanë marrë lejen 62 atletë për të kaluar në një raund kualifikimi, por vetëm 10 prej tyre do kenë mundësi për të garuar në Lojërat Olimpike.

Tashmë “topi” kalon në fushën e Federatës ruse të Atletikës, që do i duhet të zgjedhë 10 sportistët të cilët tashmë kanë marrë statusin për të garuar nën një flamur neutral. Rusia është ndalur të konkurrojë në atletikë me flamurin e saj që prej vitit 2015, pasi disa sportistë të saj rezultuan pozitiv në testin e anti-doping.

Klan News