Lojërat Olimpike Tokio 2020 ishin parashikuar të mbaheshin vitin e kaluar, por ato u shtynë për shkak të pandemisë Covid 19.

Ndërkohë hapja e tyre do të bëhet më 23 korrik.

Por në Lojërat Olimpike në Tokio është vendosur të mos lejohen spektatorët nga jashtë. Vendimi u njoftua pas një takimi të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe qeverisë japoneze.

Por të gjithë tifozët entuziastë të Olimpiadës nga e gjithë bota, të cilët kanë blerë tashmë bilea, komiteti olimpik  ka vendosur t’i rimbursojë. Sipas shefit ekzekutiv të komitetit, deri më tani janë shitur 630.000 bileta.

Vendimi për të ndaluar pjesëmarrjen e publikut të huaj është marrë për shkak të frikës së përhapjes së Covid-19, pasi ka patur një rritje të numrit të të infektuarve në vend dhe deri me tani Japonia ka njoftuar për rreth 8.800 vdekje nga COVID-19.

Klan News