Vendimi pritet të merret brenda disa javësh

Lojërat Olimpike Tokio 2020 pritet të kenë një datë të re për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar zhvilloi një mbledhje të dielën ku diskutoi për olimpiadën e programuar të nisë më 24 korrik.

Vendimi përfundimtar do të marrë disa javë kohë dhe idea është që gjithësesi të zhvillohen brenda këtij viti. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pritet të dalë në një përfundim pas diskutimit me organizatorët dhe qeverinë japoneze.

Emergjenca koronavirus po sjell shqetësim në shumë vende të botës dhe shumë turne kualifikues të olimpiadës janë pezulluar.

Kjo situatë ka sjellë probleme edhe për aktivitete të tjerë të rëndësishëm mes tyre edhe Kampionati Europian i Futbollit që u do të mbahet në verën e 2021.

Tv Klan