Lojtarët duan skemën e Rejas

Lojtarët duan skemën e Rejas

17:35 08/10/2019

Dëmtimi i Hysajt, thirret me urgjencë Memolla

Futbollistët e kombëtares veç përgatitjes fizike, po bëhen gati edhe psikologjikisht për takimin me Turqinë. Berat Gjimshiti beson se kuqezinjtë kanë mundësi për të fituar këtë përballje.

Kemi shanse të vërteta, në ndeshjen e parë kemi bërë ndeshje të mirë por do shkojmë atje për lojën tonë. Për Elseidin me vjen keq, do luajmë edhe për Elsin. Besoj që jemi mirë me këtë sistem të ri, besoj se kemi shanse”, shprehet Gjimshiti.

I sapoardhur në kombëtare, Taulant Seferi, vec gëzimit që është pjesë e kuqezinjve shpreh besimin se kuqezinjtë do të përballen denjësisht për shkak të atmosferës së momentit.

Po shoh një pozitivitet në kombëtare, shpresoj ta sjellim edhe në ndeshjet e ardhshme. Në këto dy ndeshje të rëndësishme duhet të fokusohemi dhe të luajmë për fitore dhe po e shoh që skuadra është shumë mirë dhe grupi shumë i mire”.

Kombëtarja ka thirrur së fundmi për t’u bashkuar me grupin mbrojtësin Hysen Memolla. Kavajasi që luan në Finlandë ka shënuar 3 gola në 7 ndeshje me skuadrën e KPV. Ardhja e tij plotëson boshllëkun e lënë nga Elseid Hysaj.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT