Klubi në prag falimenti pasi nuk ka të ardhura

Zbritja e Bartomeut nga froni i presidentit të Barcelonës ka ndryshuar mendimin e lojtarëve sa i përket uljes së pagave. Një javë më parë të gjithë ishin kundër reduktimit të të ardhurave, përveç Antoine Griezman.

Por situata ka ndryshuar edhe në optikën e publikimit të bilanceve të klubit. Barcelona ka akumuluar një borxh prej 800 milionë eurosh. Në një kohë kur të ardhurat e klubit janë kufizuar së tepërmi për shkak të pandemisë, është e pashmangshme ulja e pagave të  lojtarëve.

Llogaritet që Barça duhet të kursejë 190 milionë euro deri më 5 Nëntor për t’i shpëtuar një falimentimi të mundshëm apo nisjes së proceseve gjyqësore me kreditorët. Kjo shumë korrespondon me 30% të pagave të lojtarëve dhe punonjësve të administratës.

Në një mbledhje të fundit, lojtarët dhe zyrtarë të administratës kanë gjetur akordin për reduktimin e pagave. Gjithçka bëhet për të ndihmuar klubin dhe shmangien e rrezikut të falimentimit.

Administratori aktual i klubit Karles Tuskets deklaroi se duhen ide të reja për të sjellë më shumë të ardhura në klub. Nga ana tjetër në merkaton e janarit pritet të dalin në shitje edhe disa lojtarë.

Tv Klan