Romelo Lukaku, sulmuesi i Inter ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen e tij të 28-të. Por Lukaku ka thyer rregullat e Covid, pasi ka festuar me të gjithë shokët e skuadrës në një hotel në Milano.

Karabinierët kanë ndërhyrë mbrëmë dhe kanë prishur festën dhe kanë nisur hetimet për thyerjen e rregullave të Covid.

Sulmuesi belg ishte me 23 persona të tjerë që do të gjobiten për shkeljen e legjislacionit anti Covid-19.

Episodi është shënuar rreth orës 3 të natës së kaluar dhe ushtarët e Kompanisë Milano Duomo dhe Nucleo Radiomobile ndërhynë pas një denoncimi në numrin 112. Përveç Lukaku dhe lojtarëve gjobë do të ketë dhe për menaxherin e hotelit që organizoi festën.

Kjo ngjarje prish atmosferën tek Inter pas shpalljes kampion në Seria A./tvklan.al