Lojtarët e Skënderbeut bojkotojnë stërvitjen

Lojtarët e Skënderbeut bojkotojnë stërvitjen

21:38 10/12/2019

Shkak janë pagat e prapambetura, klubi garanton se do të shlyhen

Lojtarët e Skënderbeut nuk janë stërvitur të martën. Mësohet se pagat e prapambetura janë shkaku i bojkotit të seancës së radhës. Ata janë paraqitur në stadium gjatë pasdites.

Pasi nuk kanë marrë përgjigje për këtë problem, vendosën të largohen, duke mos respektuar programin stërvitor të përcaktuar për ndeshjen e së shtunës, me Vllazninë në shtëpi.

Të pyetur nga Tv Klan, drejtues e klubit thanë se detyrimet financiare do të respektohen.

Ekipi pas 14 javësh renditet në vendin e shtatë në kuotën e 20 pikëve.

Skënderbeu është përjashtuar nga kupat e Europës, një situatë kjo që ka sjellë më pak të ardhura te korçarët.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi