Në fund të përgatitjeve që Kombëtarja po bën në Frankfurt të Gjermanisë, duket se lojtarët janë përshtatur me modulin e ri që po aplikon trajneri Reja. Të dy rreshtimet nuk janë të reja për futbollistët që i kanë aplikuar më parë në skuadrat e tyre në Europë.

 “Besoj nuk do jetë problem 3-5-2 ose 4-3-3, i kemi luajtur të gjitha”, thotë Kaçe.

Islanda është kundërshtar direkt për Shqipërinë dhe një skuadër ndaj së cilës do të synohet të merret maksimumi.

“Nuk duhet te fusim presion tek ekipi, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Me siguri një rezultat do ngjallte shpresat. Duhet të fokusohemi tek të gjitha ndeshjet. Luajmë kundër një kundërshtari direkt për t’u kualifikuar dhe për moralin e ekipit do të thotë shumë, do mundohemi ta përgatisim sa më mirë këtë lojë, pastaj të shikojmë mundësitë tona, kemi kualitetin e duhur për rezultat pozitiv”, shprehet Etrit Berisha.

Për ndeshjen e së shtunës që do të luhet në Rejkjavik, kombëtarja do të zhvillojë edhe dy ditë përgatitje në Islandë.

Tv Klan