Antonio Conte i dha fund aventurës tek Italia, duke mos e çuar më shumë se çerekfinalet e “Euro 2016”. Ai tani duhet të mendojë për Chelsea, ku së fundi është afruar belgu Michy Batshuayi, por revista e njohur “Four Four Two” e publikon një listë prej 11 lojtarësh, të cilët mund të jenë të përshtatshëm për ekipin e Contes. Mes tyre është edhe Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i Kombëtares vlerësohet për sezonin e mirë me Napoli në Serie A, pa harruar edhe paraqitjen me Kombëtaren në “Euro 2016” ku u aktivizua në të tre takimet si titullar. Sipas revistës së njohur britanike mosha e Hysajt, vetëm 22-vjeç, e bën atë të vlefshëm për shumë kohë te Chelsea.

Elseid Hysaj është nën kontratë me Napoli deri në 2020, por mediat italiane shkruajnë se pritet rinovimi edhe për një vit, natyrisht edhe me përmirësim të pagës. Shqiptari është vëzhguar edhe nga shumë ekipe të tjerë, Barcelona, Atletico Madrid, Bayern Munchen apo Arsenal.

Tv Klan