Lojtarët që pështyjnë në fushë do të pezullohen për 12 ndeshje



Lojtarët që pështyjnë në fushë do të pezullohen për 12 ndeshje

07:30 29/05/2020

Masat drastike në futbollin rumun

Futbolli rumun mund të përballet dhe me masat më të forta protokollare në mesin e pandemisë së koronavirusit. Pështyrja dhe pastrami i hundëve në fushë do i kushtojë shtrenjtë futbollistëve që do të përballem me një dënim të hekurt.

Nëse kampionati anglez kërkon ndëshkim me karton të verdhë për lojtarin që shkel këtë rregull, Rumania shkon edhe më tej. Plot 12 ndeshje pezullim parashikohet për çdo futbollist që shkel këtë pikë të protokollit të brendshëm të futbollit rumun që ndryshe nga ligat e tjera kërkon disiplinë në kampionatin e saj.

Si në shumicën e shteteve europiane, futbolli në Rumani u pezullua për shkak të Covid-19 gjatë muajit Mars dhe parashikohet të nisë më 13 Qershor. Federata ka afat të paraqesë planet në UEFA deri në fundin e kësaj jave, ku ndër të tjera, një ndër pikat themelore është zhvillimi i sfidave me të paktën 150 tifozë. Futbolli në Rumani ishte futur në një fazë mjaft të nxehtë të saj, me Ligën 1 që ishte ndarë në dy frone, atë për titullin kampion dhe rënies nga kategoria.

Klan Plus



Të ngjashme