Në vende të ndryshme të botës, ka lokale nga më të veçantat. Por keni menduar se mund të ketë një lokal mbi një liqen?

Në Minesota, SHBA, është ndërtuar një lokal mbi një liqen të ngrirë. Bëhet fjalë për “Hillbillies Ice Hole”, një vend ku shumë turistë shkojnë nga kurioziteti se si një biznes mund të qëndrojë mbi ujë të ngrirë.

Klientët kanë dhe mundësinë të peshkojnë lehtësisht, por  brenda lokalit, pasi hapin vrima në akull.

Por Hillbillies ice hole nuk mund të qëndrojë aty gjithë vitin, pasi akulli shkrin. Për këtë arsye lokali mbi liqenin Lida, rri i hapur vetëm në 20 ditët më të ftohta të dimrit.

Burimi: Klan Plus