LDK kandidon Përparim Ramën, pritet emri i kandidatit të VV

Më 17 Tetor pritet që të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale në Kosovë. Gara më e ashpër pritet të ndodh në kryeqytet aty ku deri më tash kanë arritur që vetëm dy parti të marrin postin e kryetarit, fillimisht LDK e më pas LVV. Deri më tani kanë zyrtarizuar emrat e kandidatëve për të parin e Prishtinës vetëm LDK me Përparim Ramën, arkitekt me renome botërore, AAK me Daut Haradinajn dhe AKR me nënkryetarin aktual Selim Pacollin.

Gazetarja Rajmonda Zhdrella e cila merret ekskluzivisht me kryeqytetin ka thënë për TV Klan se gara sivjet për Prishtinën do të jetë interesante meqë kandidatët janë të profileve të ndryshme, ndryshe nga shumica e herëve ku kryetarët kanë qenë ekonomistë.

Emri i ministrit aktual të shëndetësisë nga LVV-së Arben Vitia është më i përfoluri për të qenë kandidat i kësaj partie, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 17 Tetor.

Tv Klan