“Nuk janë gjobitur, por vetëm për sensibilizim”

Që nga 18 Maji, në vend janë hapur lokalet dhe baret. Ndonëse shumica kanë zbatuar protokollet e shëndetësisë, ka edhe si ky lokal që tavolinat i ka shumë afër.

120 lokale në ditë po monitorohen nga grupet e inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor për përmbushjen e këtyre masave.

“Prej 18 Majit, në terren kanë zbritur një grup inspektorësh të përbërë nga inspektorë të AKU, ISHSH dhe Tatimeve për të parë nëse bar restorantet përmbushin protokollet shëndetësore, për pajisjen me dezinfektantë dhe nëse kanë respektuar distancën për tavolinat”.

Të gjithë lokalet që nuk kanë përmbushur masat anticovid nuk ka pasur penalizime. Të gjitha bar lokalet duhet të kenë të afishuar në hyrje të tyre masat anticovid, si dhe të jenë të pajisur me dezinfektantë për klientët. Ndërsa personeli i shërbimit duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza.

Tv Klan