Lokalit i vihet zjarri qëllimisht, 25 të vdekur

Lokalit i vihet zjarri qëllimisht, 25 të vdekur

17:37 28/08/2019

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga një zjarr që përfshiu një lokal nate në Meksikë në Coatzacoalcos, qytet port në Veracruz. Kurse 11 persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Sipas policisë, zjarri ishte vendosur qëllimisht nga anëtarët e një bande kriminale. Të mbijetuarit thanë se anëtarët e bandës kishin bllokuar daljet e lokalit përpara se t’i vendosnin zjarrin, duke i zënë njerëzit në grackë. Mediat meksikane raportuan se në lokal kishte një arsenal armësh zjarri dhe u hodhën shumë bomba molotov.

Presidenti i vendit e konsideroi “të turpshëm” këtë sulm dhe tha se hetimi i policisë do të zbulojë si ka mundësi që disa prej të dyshuarve janë lënë të lirë nga paraburgimi kohët e fundit. Një nga personat e dyshuar për këtë sulm, i quajtur Ricardo, ishte liruar 48 orë pas arrestimit të tij muajin e kaluar. Nga ana tjetër, prokurorët kundërshtuan pretendimet se kishin liruar të dyshuarin Ricardo.

Veracruz është një nga rajonet më të dhunshme në Meksikë sa i përket përleshjeve mes bandave, që shkak kryesor kanë prishjen e pazareve të drogës. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT