Klubi kroat siguron kualifikimin në javën e fundit

Një sukses historik i Lokomotiva Zagreb i arritur në sezonin ku u aktivizuan 4 shqiptarë në këtë ekip.

Skuadra nga kryeqyteti kroat u rendit e dyta, duke siguruar një vend në kualifikueset e Champions League. Fitorja 2 – 1 në fushën e Osijekut vendosi këtë verdikt në javën e fundit.

Në fushë për këtë takim ishin Uzuni, Mersinaj dhe Çokaj. Në këtë sfidë Tuci ishte në stol. Një arritje e kërkuar me ngulm dhe e ndihmuar edhe me gola nga këta lojtarë pjesë e Kombëtares A dhe asaj Shpresa.

Uzuni ka shënuar 9 gola, Tuci 4, Çokaj 1, ndërsa Mersinaj është vlerësuar për paraqitjet e tij në mbrojtje.

Tani Lokomotiva Zagreb do të shkojë me statusin e nënkampiones më e qetë në finalen e Kupës së Kroacisë me Rijekan më 1 Gusht.

Në rast suksesi do të ishte i pari madhor në historinë e klubit.

Tv Klan