Lokomotiva fitoi dje derbin me NK Zagrebin duke siguruar përfundimisht vendin e katërt në renditje. Në suksesin 2 – 0 golin e parë e shënoi mesfushori i Kombëtares Shpresa, Eros Grezda.

Ky ishte goli i nëntë për të në këtë sezon të kampionatit kroat. Lokomotiva e Zagrebit ku luajnë edhe dy futbollistë të tjerë të përfaqësueses së 21-vjeçarëve, Herdi Prenga dhe Endri Çekiçi.

Lokomotiva ka ende shpresa për vend në kupat e Europës, por varet nga rezultati i finales së Kupës së Kroacisë. Suksesi i Dinamos së Zagrebit të martën me Slaven Belupon do të dërgonte Lokomotivën e Zagrebit në Europa League. /TV KLAN