Nga medaljet e arta olimpike te kostumi i kuq i banjës “Baywatch” i Pamela Anderson, një ekspozitë e re kushtuar notit, do të hapet në Muzeun e Dizajnit të Londrës.

“Shfaqja eksploron shekullin e fundit të notit përmes lenteve të dizajnit”, i tha Reuters Amber Butchart, kuratore e ekspozitës.

Janë ekspozuar shumëllojshmëri rroba banje shumëngjyrëshe ndër vite duke përfshirë bikini të viteve 1950 dhe një përzgjedhje të pantallonave të viteve 1980. Jo pak vëmendje ka pasur ndaj kostumit të kuq të famshëm që Anderson kishte veshur në rolin e CJ Parker në “Baywatch” në vitet 1990, një film ikonë i atyre viteve.

Artikujt datojnë nga një shembull i viteve 1920 të rrobave të banjës që jepeshin me qira deri në dizajne më bashkëkohore dhe të përshtatshme.

Gjithashtu janë ekspozuar sende të ndryshme që u përkasin olimpistëve, duke përfshirë medaljen e artë olimpike në notin individual të fituar nga një grua britanike, si dhe të brendshmet e ekipit GB të zhytësit Tom Daley.

Ekspozita “Splash! A Century of Swimming and Style” zgjat nga 28 Marsi deri më 17 Gusht.

Klan News