Për të parën herë në histori, Londra është bërë qytet më i dhunshëm se New York. Nga fillimi i këtij, viti janë regjistruar më shumë se 30 vrasje në kryeqytetin britanik, e fundit dy ditë më parë.

Shifrat janë të frikshme thonë autoritetet, ndërkohë që theksojnë se, vetëm në Shkurt janë vrarë 15 persona, 8 prej të cilëve brenda 5 ditësh.

Autoritetet bëjnë të ditur se viktima e fundit është një djalë 20 vjeçar, i cili u godit për vdekje me thikë teksa dilte nga një lokal në pjesën juglindore të qytetit. Sipas ekspertëve, New York ka arritur të reduktojë numrin e akteve kriminale me një politike me tolerancë zero nga ana e policisë.

Duke qenë se policia nuk fal, në 20 vitet e fundit vrasje në New York nga 2000 kanë arritur në 230 në vit.

Klan Plus