Një 82-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua nga një tufë lopësh. Ngjarja e rëndë dhe e pazakontë ndodhi në Yorkshire Dales të Anglisë, teksa çifti i bashkëshortëve po ecte pranë bagëtive.

Sipas autoriteteve atje, i moshuari gjeti vdekjen në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij 78-vjeçare mbeti e plagosur rëndë dhe u dërgua në spital.

“Një 82-vjeçar nga Foulridge, Pendle, humbi tragjikisht jetën të shtunën pasi u sulmua nga një tufë lopësh. Shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, po fatkeqësisht ai ndërroi jetë“, sqaroi policia./tvklan.al