Julen Lopetegui u prezantua mbrëmjen e së enjtes si trajneri i ri i Real Madrid. I shoqëruar edhe nga familja ish-trajneri i Spanjës u përlot teksa tregoi situatën pas largimit nga përfaqësuesja.

“Ishte dita më e trishtuar e jetës time prej ditës ku humba nënën time. Sot është më e bukur. Kur kishte diçka për të thënë federata u njoftua e para dhe vetmja gjë që doja ishte të tregohesha  transparent.”

Muajin e kaluar Lopetegui kishte rinovuar kontratën për të drejtuar Spanjën deri në 2020, një marrëveshje që u shkel. Një situatë që solli emërimin e Fernando Hierro, pasi edhe stafi i Julen Lopetegui u largua me të. Gjithsesi uroi që Spanja të ketë sukses në botëror.

“Natyrisht që do të mbështes si tifoz përfaqësuesen si miliona spanjollë. Ndjehem pjesë e saj dhe jam i sigurt që do të zhvillojë një botëror të mirë pavarësisht situatës së krijuar.”

Një reagim për çështjen pati edhe president i Real Madrid, Florentino Perez.

“Në pak orë arritëm marrëveshjen dhe vendosëm ta bëjmë publike për të shmangur zërat dhe unë informova federatën Gjithçka që duhet të ishte normale u transformua në një reagim absurd.”

Julen Lopetegui zëvendëson Zinedine Zidane e larguar pas triumfit në Champions League.

Tv Klan