Ndryshe nga vitet e tjera, ceremonia më e rëndësishme People’s Choice Awards 2020 është mbajtur online për shkak të pandemisë Covid-19.

Eventi i përvitshëm “People’s Choice Awards” i organizuar nga revista “People” mblodhi të gjithë artistët më të mëdhenj dhe këtë vit u prezantua nga Demi Lovato.

Aktorët Jennifer Lopez, Tracee Ellis Ross dhe Tyler Perry, u nderuan me çmime speciale. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe ylli kanadez, Justin Bieber, i cili dhuroi spektakël edhe pse në mënyrë virtuale.

Fansat patën rastin ta shikojnë ceremoninë nga shtëpia, përmes një video-konference e cila i transmetonte fytyrat e tyre live nëpërmjet rrjeteve sociale. Tracee Ellis Ross e cila gjatë mbrëmjes u nderua me çmimin “Ikonë e modës”, e shfrytëzoi fjalimin e saj për t’i nxitur njerwzit që të jenë sa më aktiv në politikë, sidomos pas zgjedhjeve të fundit në Amerikë.

Në anën tjetër, Jennifer Lopez mori çmimin “People’s Icon Award”. Tyler Perry, u shpërblye me çmimin “2020 People’s Champion”, i cili nderon angazhimin e tij në fushën e bamirësisë. Gjatë ceremonisë u nderuan yje të shumtë, të tillë si: Mandy Moore e cila e fitoi çmimin “Aktorja më e mirë në dramë”, Will Smith u shpall “Aktori më i mirë”, Justin Bieber e fitoi çmimin “Artisti më i mirë”, ndërsa Ariana Grande u shpall “Artistja më e mirë e vitit” si dhe grupi “BTS” triumfoi në disa kategori përfshirë edhe“Kënga më e mirë” me hitin e tyre “Dynamite”.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ishte në mesin e të famshmëve që i prezantuan shpërblimet “People’s Choice”, dhe me këtë rast ia ndau çmimin “Emisioni më i mirë ditor”, çmim që e mori prezantuesja e njohur Ellen DeGeneres. Kjo e fundit triumfoi në këtë kategori sërish, pavarësisht dhe ky vit ishte kritik për shown e saj.

Përveç çmimeve në muzikë dhe në aktrim, gjatë ceremonisë u vlerësua edhe kategoria e filmit , ku çmimin “Filmi më i mirë i vitit” e mori Bad Boys For Life , ndërsa filmin aksion më të mirë e mori “Mulan”.

Klan Plus