Loret Sadiku nuk vjen në Kombëtare

Trajneri Panucci e zëvendëson me Ergys Kaçen

Mesfushori Loret Sadiku ishte në listën e Kombëtares të mërkurën, por ai nuk do t’i bashkohet Shqipërisë për ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi të premten se 27-vjeçari që aktivizohet të Kasimpasa në Turqi do të zëvendësohet nga Ergys Kaçe pa dhënë sqarime të tjera. Edhe trajneri Christian Panucci i kontaktuar nga Tv Klan nuk deshi të komentonte këtë situatë, duke shtuar se japë shpjegime për atë që ka ndodhur në një konference të hënën.

Edhe vetë lojtari nuk ka bërë asnjë koment për të ardhmen e tij. Mediat në Kosovë shkruajnë se Loret Sadiku e ka refuzuar përfundimisht Shqipërinë, por kjo mohohet në Federatën Shqiptare e Futbollit. Të kontaktuar zyrtarisht në federatë thonë se kjo është një çështje mes lojtarit dhe trajnerit. Loret Sadiku është aktivizuar më herët me 21-vjeçarët e Suedisë, ndërsa luajti me Kosovën në kohën kur iu lejuan vetëm takimet miqësore.

Me Kombëtaren shqiptare nuk do të jetë i pranishëm as Ylber Ramadani, i cili është dëmtuar. Një prurje e re te Shqipëria është mbrojtësi i Hajduk Split, Adrian Ismajli, i cili më parë ishte kapiten i 21-vjeçarëve të Kosovës.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesoreSportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*