Ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana zbuloi mbrëmjen e kësaj të hëne “Në kurthin e Piter Pan” se djali është kopja e tij.

“Përveç syve blu që i ka nga Monika, pjesa tjetër është copy-paste i babait të vet”,

tha Cana.

Më tej, ai zbuloi se do të bëhet pjesë e nismës së nisur nga Alketa Vejsiu dhe produksioni i spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”, duke kontribuuar për ta bërë Xheison me një shtëpi të re.

Ish-Kapiteni shuajti edhe kuriozitetin e fëmijëve, se përse fondacioni i tij mban emrin “5 Foundation”. Ai tregoi se numrin 5 ia ka vendosur fondacionit të tij për shkak se për 13 vjet mbajti numrin 5 në fanellën e Kombëtares.

/tvklan.al