Los Anxhelos ka njoftuar se dëshiron të presë Lojërat Olimpike të vitit 2028, duke lënë Parisin si kandidaturë të vetme për lojërat e 2024.

Në qershor, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vlerësoi ofertat e Parisit dhe Los Anxhelos për Lojërat Olimpike. Dy vendet kërkonin të organizonin eventin në vitin 2024. Tashmë, Los Anxhelos është tërhequr dhe kërkon vitin 2028.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar u kishte kërkuar dy vendeve që ta zgjidhnin me marrëveshje deri në shtator se kush do të organizonte lojërat 2024, në të kundërt do ta caktonin ata.

Një burim i afërt me negociatat tha për BBC se fakti që Los Anxhelos u tërhoq dhe ka pranuar të organizojë Lojërat Olimpike 2028, duhet të ketë përfitime të mëdha financiare që tejkalojnë ato të vitit 2024.

/tvklan.al