Lot dhe dhimbje, 32-vjeçarja e akuzuar për tradhti kërkon të takojë fëmijët: Burri i ka manipuluar

Lot dhe dhimbje, 32-vjeçarja e akuzuar për tradhti kërkon të takojë fëmijët: Burri i ka manipuluar

10:56 10/11/2020

Dhurata Saliaj është larguar nga familja e burrit mes akuzave për tradhti bashkëshortore dhe për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj.

Në një intervistë për emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus, 32-vjeçarja nuk pranon asnjë nga këto pretendime të familjarëve të saj. Sot ajo qëndron në banesën e prindërve pasi është me masë sigurie arrest shtëpie për shkak se po hetohet për dhunën fizike.

Gjatë intervistës, Dhurata Saliaj shprehet se 3 fëmijët janë manipuluar nga familjarët e burrit. Megjithatë, ajo kërkon që t’i takojë pasi prej më shumë se 1 muaj kur u largua nga shtëpia, as nuk i ka parë dhe as nuk ka biseduar me ta.

32-vjeçarja tregon se folur në telefon me djalin më të vogël 7-vjeçar, por më pas nuk e lejoi familja e burrit të vijonte të komunikonte.

Dhurata Saliaj: Nuk e mendoj që një grua 32-vjeçare e dhunshme po, me të dashur po… kur unë jam personi që jam e dhunuara, personi që jam larguar nga fëmijët e mi. Jam larguar kam një muaj pa i takuar, 1 muaj e 10 ditë.

Spartak Koka: Nuk i keni takuar?

Dhurata Saliaj: I ka mbyllur të gjitha, sepse i thotë djalit tim të vogël që nëna juaj nuk jeton më më ne. Se di se si e kanë manipuluar edhe fëmijën e vogël që është vetëm 7 vjeç. Nuk e di çfarë të them. Vjehrra ka vajtur të bëjë një kallëzim ndaj meje, po atë ditë të datës 2. Faktikisht atë ditë kur kam ardhur këtu, unë kam marrë vjehrrën time në telefon në orën 10:35, dhe i kam thënë që do vij të marr djalin tim, rrobat e mia. Unë e mora me telefonin e mamit se telefon vetë s’kisha. E merrja me numër, ajo s’ma hapte. Pastaj kam marrë me numër privat. Aty më doli.

Spartak Koka: Po çfarë i kërkove?

Dhurata Saliaj: Unë kam kërkuar të drejtën te fëmijët e mi, se jam një nënë, sepse nuk e kam marrë burrin me fëmijë, i kam lindur vetë fëmijët.

Spartak Koka: A ju merr malli për fëmijët?

Dhurata Saliaj: Shumë. Më digjet shpirti për të tre sepse jam nënë e të treve. Pavarësisht se ata i kanë manipuluar fëmijët e mi, dy të mëdhenjtë, edhe të voglin mund t’i kenë thënë shumë gjëra saqë dhe fëmijët e mi nuk kanë marrë njëherë në telefon. Sepse ai nuk ja lë. Kam folur me djalin e vogël, sikur isha një shok, jo që ishte mamaja.

Spartak Koka: Dhe çfarë të ka thënë?

Dhurata Saliaj: Më ka sjellë video, i kam dhe mesazhet e djalit që kam folur. E pyesja si e ke emrin. I thashë po mami me babin ku i ke? Babi punon tha, po mamin e kemi larguar nga familja. Në atë moment, djalit ia kanë marrë telefonin ata dhe s’e kanë lënë më që të fliste me mua. Ia kanë mbyllur të gjitha ato rrjetet. Nuk më flet më djali i vogël. Djali më sillte dhe videot e veta.

Spartak Koka: Ti komunikoje me një numër tjetër?

Dhurata Saliaj: Me telefonin e mamit tim.

/tvklan.al





Të ngjashme