“E pëlqej shumë”, konfirmohet çifti i radhës Daniela & Vilian vetëm për njëri-tjetrin në Love Story
Përlotet Romina pas takimit me Jonny, i dedikoi këngë, Anxhi lë spektaklin: Jam e tepërt!
Fronistët bëjnë zgjedhjet, për kë shkuan trëndafilat?
Fronistët kanë bërë zgjedhjet e tyre për takimet që do të kenë javën e ardhshme. Pas emocioneve që përjetoi me Rominën, Jonny ka vendosur që t’i japë një takim Sellmës.
“Një vajzë që ka pasur shumë durim dhe gëzohem që e fotoj në takim, Sellma”, tha Jonny.
Ndërkohë Kristi do të jetë në një takim me Xhenin javës që vjen.
Zgjedhje më e lehtë për vajzat froniste. Siç edhe e deklaroi gjatë emisionit se do të dalë në takim vetëm me të, Daniela zgjodhi javën e ardhshme Vilianin.
Ndërkohe Dea do të vijojë takimet me Albionin. “Djali më i bukur i Kosovës, Albioni”, tha Dea teksa bëri zgjedhjen e saj.
Anxhi vendos të largohet nga “Love Story”, i drejtohet Jonny-t: Jam e tepërt këtu, ti nuk ke më interes për mua…
Jonny dhe Anxhi kanë bërë 6 takime bashkë gjatë rrugëtimit të tyre në “Love Story”, por dy javët e fundit ai ka zgjedhur Rominën.
Pas kësaj situate Anxhi ka kërkuar sot nga produksioni që ajo të largohet nga programi.
Anxhi: Sa të vërteta janë fjalët që më ke thënë?
Jonny: Çdo moment ka qenë real. Jam njeri, edhe gaboj, nuk jam perfekt si askush në këtë botë. Nuk kam gënjyer asnjëherë.
Anxhi: Unë mendoj se një puthje nuk duhet ta kushtëzojë dashurinë. Ti e di që unë jam e rezervuar, konservative, kam dashur të shoh rezistencën tënde që nuk je njësoj. Të uroj shumë fat dhe shpresoj të gjesh atë që do, por jam e bindur që do zhgënjehesh. Më vjen shumë keq, por unë dua të dal nga programi. Ju kërkoj ndjesë, sepse nuk kam lajmëruar asnjë njeri. Unë nuk kam asnjë interes për djemtë e tjerë, Kristin dihej që në fillim. Duke qenë se ti po përjeton një histori dashurie me Rominën unë jam e tepërt këtu.
Jonny: Nuk është e vërtetë… Nuk je pengesë…
“Nuk di të gatuaj, dua dhe macen me vete…” Dea dhe Albioni bëjnë planet për të jetuar bashkë: Të kam trajtuar si princeshë
Javën e kaluar Albioni ishte gati të largohej nga “Love Story” dhe të nisej drejt Prishtinës pasi Dea po dilte në takim me djem të tjerë.
Nga ky takim e në vazhdim ata të dy janë vetëm për njëri-tjetrin në program.
Dea: Familja ime është shqetësuar nga kjo xhelozia jote që mund të kthehet në xhelozi të sëmurë.
Albion: Unë nuk jam aq xheloz i sëmurë të tejkaloj limitet. Prej fillimit të kam trajtuar si princeshë.
Dea: Kur të dalim bashkë çfarë pritshmërish ke nga unë?
Albion: Ku ke qejf me jetu?
Dea: Nuk e kam menduar ndonjëherë të jetoj në Prishtinë.
Albion: Unë nuk kam bashkëjetuar ndonjëherë me ndonjë vajzë.
Dea: Unë kam një shtëpi me qera, kam një mace, Babushkën, do ta marrim edhe atë me vete.
Albioni e ka pyetur Dean nëse ajo do të pranonte të jetonte në shtëpi me familjarët e tij në Kosovë.
Dea: Kam 4 vite që jetoj vetëm, zemra ime, në shtëpi me njerëz të tjerë nuk jetoj dot…
Ata kanë diskutuar se çfarë do të bëjnë kur të jenë bashkë. Duke qenë se Albioni studion, “Paret nuk vijnë prej qiellit” ka thënë ai dhe do të duhet të gjejë një punë.
Dea tregon se nuk di të gatuaj, ajo ka studiuar për financë-kontabilitet, por me menaxhimin e lekëve është keq fare.
Surprizat nuk kanë fund! Romina përlotet dhe i bën dhuratën e veçantë Jonny-t
Surprizat nuk kanë fund në Love Story! Pas trëndafilave të Vilianit për Danielën radha i erdhi Jonny-t.
Për ta surprizuar atë kishte menduar vajza që ai kishte në takim, Romina. Kjo e fundit e priti e përlotur përfundimin e klipit të takimit të tyre. Pastaj ajo i dha surprizën që kishte menduar, një çakmak me një dedikim të veçantë.
“Janë emocione të akumuluara momente dhe të bukura, momente dhe të vështira.
Jonny si Jonny! E adhuroj tipin dhe karakterin që ka Jonny. Është shpirt i lirë. I shikon gjërat me një vizion të madh, për një hap më para. Është tip energjik. Është shumë i dashur, është i drejtë.
Kam që kur kam ardhur sot, jam shumë e emocionuar. Faktikisht ndoshta kjo ka të bëjë me surprizën që kam për Jonny-n sot. Ky është një çakmak, meqenëse Jonny pi shumë cigare dhe do doja t’i dhuroja këtë çakamakun me dedikimin “Fire on fire”, “Zjarri mbi zjarr”, siç jemi ne të dy”, tha Jonny.
Por nuk përfundoi këtu! Romina kishte menduar çdo detaj. Të dy së bashku vallëzuan këngën “Fire on fire” të Sam Smith me një cover nga vetë Romina.
“Ne të dy dhe gjithë bota kundër”, Jonny përsëri në takim me Rominën
Jonny ka zgjedhur përsëri Rominën në një takim këtë javë në “Love Story”.
Ai ka treguar se familjarët e tij nuk përfshihen shumë në zgjedhjet e tij, ndërsa për Rominën kanë reaguar motrat e saj.
Romina: Motrat na pëlqejnë si çift dhe më kanë thënë merri gjërat avash-avash me njëri-tjetrin, koha aty është nuk ikën.
Romina: Kjo situatë më duket sikur jemi ne të dy dhe gjithë bota kundër.
Jonny: Është pak...
Romina: Ajo që dua unë është të mendosh se jemi vetëm ne dhe nuk ka asnjë tjetër që mund të na prishi as qetësinë, as këtë që ne po jetojmë. Edhe pëlqimin e madh që ne kemi për njëri-tjetrin.
Çifti i radhës në “Love Story” Daniela-Vilian? Surpriza që i emocionoi të gjithë
Dashuria nuk pret për kohën! As Viliani nuk priti Shën Valentinin për t’i bërë një surprizë Danielës, një gjest që në fakt i emocionoi të gjithë duke i dhuruar një tufë me trëndafila.
“Ideja është që unë Danielën sinqerisht e pëlqej shumë. Ka filluar kohët e fundit që edhe ato zënkat që kemi pasur janë pakësuar. Ky takimi na kishte marrë shumë malli për njëri-tjetrin prandaj shkoi aq mirë. Daniela bën një gabim se çdo javë më jep një trëndafil, unë do i jap një tufë sonte”, tha Viliani.
Këto fjalë romantike të Vilianit u shoqëruan me një vallëzim mes të dyve. Daniela ishte shumë e emocionuar nga ky gjest.
“A të besohet jemi duke u dridhur të dy. E di se edhe familja ime po më shikon. Jam shumë e emocionuar nuk flas dot. Surpriza më e bukur që kam marrë deri sot”, tha Daniela.
Pas kësaj surprize fronistja tha se do të dalë vetëm me Vilianin në takime.
Bleona: Ne sa pamë filmin dhe the që kam nevojë për pak më tepër kohë. Ke nevojë për më tepër kohë apo do dalësh vetëm me Vilianin duke filluar nga ky moment?
Daniela: Që nga ky moment vetëm Viliani.
Algerti i drejtohet Robert Aliajt: Nëse dikush është ‘mjeran’, je ti që mbron djalin tënd
Gjatë spektaklit të së hënës në “Love Story” në Tv Klan, pas transmetimit të klipit të Kristit me Kleonën në studio gjatë komentit ka shpërthyer debati mes opinionistit Robert Aliaj dhe një prej konkurrentëve, Algertit.
Robert Aliaj: Algerti, është si mjeran, që pret një copë të bjerë dhe ka argumenta palidhje.
Algert: Nëse dikush është mjeran këtu je ti që mbron gjithmonë djalin tënd.
Robert Aliaj: Nëse mbroj çunin tim, bëj detyrën prindërore. Nuk e bëj se ai nuk është i zoti, por e bëj se ai më mbron mua më shumë seç e mbroj unë.
Algert: Ai nuk është i zoti për veten…
“Jam 100% i fokusuar tek ti”, Viliani ka një kërkesë për Danielën: Dua që…
Sot Viliani kishte një surprizë për Danielën. Konkurrenti ka kohë që e ka shprehur pëlqimin, por meqë kishte takimin me të, kishte vendosur t’i bënte një darkë. Ishte një takim që Viliani e priste shumë për t’u sqaruar. Madje ai i tregoi Danielës se është i fokusuar tek ajo 100%.
Viliani: E prita shumë këtë takimin unë.
Daniela: Sa shumë e prite?
Viliani: E prita një çikë se kemi qenë të mërzitur pak bashkë…
Daniela: Ti ishe i mërzitur, jo unë…
Viliani: Unë se unë kisha pak arsye.
Daniela: Çfarë arsyesh kishe ti?
Viliani: Ti e di shumë mirë që jam i fokusuar tek ti dhe te askush tjetër
Daniela: Sa me përqindje ma jep?
Viliani: Nëse e do me përqindje jam 100%.
Por konkurrenti pati edhe një kërkesë për fronisten. Ai kërkoi që nuk dëshiron që të kenë më zënka së bashku.
“Daniela unë dua që mos të kemi më bashkë zënka, zemërime, inate. Unë mbaj pak inat. Kam dashur të testoj edhe pak veten sa inat të mbaj, por nuk të mbaj dot”, tha Viliani./tvklan.al
A do të rikthehet Lili në “Love Story”? Kristi: I kam shkruajtur sot dhe…
Java që lamë pas ka pasur shumë ngjarje të forta në “Love Story”. Lili nuk është paraqitur në emision që prej debateve me Kristin, i cili e ka etiketuar me fjalën “neurotike”.
Por a do të kthehet Lili këtë program? Këtë të hënë, konkurrentja mungoi sërish, ndërsa Kristi pasi u pyet nga Alketa Vejsiu tha se nuk dëshiron që të flasë për këtë incident meqë Lili nuk është në studio.
Fronisti tha se i kërkoi Lilit ditën e sotme që të vinte në program, por sipas tij, përgjigja e saj linte për të dëshiruar.
Kristi: Nuk dua të flas për këtë incident se Lili nuk është këtu. Do ishte budallallik. Publiku është keqkuptuar. Është keqkuptuar edhe Lili, edhe njerëz këtu besoj që janë keqkuptuar. Unë thashë “po bën si femër me tendenca neurotike”, nuk është fare sharje edhe pikë. Nuk dua të shtoj shumë gjëra më.
Alketa Vejsiu: Ti ndjen se duhet të kesh një kërkim ndjese nëse Lili e ka keqkuptuar edhe e ka marrë si një ofendim direkt?
Kristi: Unë me Lilin dua të ballafaqohem këtu dhe më vjen keq që nuk është për të folur për këtë.
Alketa Vejsiu: Ti Lilit i ke kërkuar që të vijë sonte këtu dhe produksioni kërkoi që ta ftoje ti sepse këto janë çështje dashurie dhe s’ka lidhje me produksionin, dhe nuk na takonte ne të bënim arbitrin në një çështje si kjo.
Kristi: Jam treguar shumë tolerant. I kam shkruajtur sot dhe përgjigja linte për të dëshiruar.
Alketa Vejsiu: Çfarë tha Lili, do vijë apo nuk do vijë?
Kristi: Ishte e paqartë dhe ka qenë që në fillim e paqartë. Është konsistente në gjënë e vet.
Alketa Vejsiu: Lili ka qenë një nga vajzat e preferuara tuajat apo jo Krist?
Kristi: Ka qenë.
Alketa Vejsiu: Nuk e di vazhdon të jetë? Do doje që të kthehej në spektakël
Kristi: Me këtë që ka ndodhur ma ka bërë të vështirë komunikimin me të. Ka qenë tepër toksike me mesazhet që ka nxjerrë, me vazhdimin, me rëndësinë që i ka dhënë situatës. E kam të vështirë.
Alketa Vejsiu: Do doje që Lili të kthehej në spektakël?
Kristi: Është pyetje shumë e vështirë. Unë shikoj majtas dhe ka plot vajza të tjera. Me sjelljen që ka bërë Lili nuk dua që të kthehet në show, edhe ka vazhduar.