lotoDuke nisur nga sot Lotaria Kombëtare do të ofrojë dy shorte në javë të Loto “6 nga 39”.

Shortet do të hidhen si gjithmonë në TV Klan të enjten dhe të dielën në mbrëmje në orën 20 e 5 minuta.

Biletat e shitura nga dita e hënë e deri të enjten do të jenë pjesëmarrëse në shorteun e ditës së enjte, ndërsa biletat që do të shiten pas shorteut të ditës së enjte do të marrin pjesë në shorteun e ditës së dielë.

Rregullat janë sërish të njëjtat, vetëm se Lotaria Kombetare ka dyfishuar mundësitë për të fituar të lojtarëve mbi 18 vjeç.  Edhe këtë te enjte në Loto “6 nga 39” do të luhet për çmimin e madh, i cili është 100 milionë lekë të vjetra. Por, surprizat e Lotarisë Kombëtare nuk përfundojnë me kaq. Për më shumë ndiqni shorteun e sotëm në orën 20 e 5 minuta këtu në TV Klan.