Përtej emocioneve të bukura, në “X Factor Albania” në Tv Klan, nuk munguan mbrëmjen e sotme as lotët.

Ilda vinte nga Anglia për të ndjekur ëndrrën e saj, e shoqëruar nga partneri i saj, i cili është mbështetësi i saj më i madh.

Me këngën “Runnin”, Ilda dhuroi një performancë të ëmbël, por nuk arriti të rrëmbente “Po-të” e mjaftueshme për fazën tjetër, duke shpërthyer në lot.

Por, siç tha edhe partneri i saj “Ky nuk është fundi” dhe “patjetër që do ketë mundësi të tjera”./tvklan.al