Në Lotin 1 të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë ka nisur asfaltimi dhe punimet po vijojnë me ritme të shpejta. Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm videon ku tregohet se puna është drejt fundit.

Mirëmëngjes, dhe dhe me këto pamje nga Loti 1 i aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII, ku ka nisur asfaltimi dhe brenda pak javësh do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishte zv/kryeministrja Belinda Balluku ajo e cila inspektoi punimet, duke bërë të ditur se ky lot do jetë gati për qarkullimin e automjeteve brenda pak javësh. Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë si pjesë e Korridorit të 8-të do të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe njëkohësisht do të rrisë parametrat e sigurisë rrugore./tvklan.al