Një tjetër operacion i policisë, këtë herë në qytetin e Kavajës, ka çuar në arrestimin e pronarit të një pike lotoje, i cili shpërndante kokainë nga ky ambient.

Ai është 31-vjeçari Erti Kadiu dhe akuzohet për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike dhe organizim i lotarive të palejuara.

“Shërbimet e Policisë Kavajë, ishin në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dispononin informacion se ky shtetas në pikën e tij të lotos ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën e lotos së këtij shtetasi u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit Kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje”,

thuhet në një njoftim të policisë

.

Autoritetet i sekuestruan Kadiut 4 kompjuterë lojërash fati, 21 doza kokainë, 45 fishekë model 56, 15 fishekë model “Parabelium”, 9 fishekë model 54, një sasi në lekë dhe dollarë, peshore elektronike, 6 aparate celularë dhe një makinë “Ford”.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, 31-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan edhe disa dokumente shtetërore që dyshohet se janë të falsifikuara.

/tvklan.al