1

Louis Tomlinson i grupit “One Direction” ka deklaruar për mediat se së shpejti do të bëhet baba.

Ai pret një fëmijë nga partnerja, Briana Jungwirth.

23 – vjeçari ka vetëm pak kohë që shoqërohet me stilisten nga Los Angeles.

Ai është ndarë nga partnerja e tij Eleanor Calder në Mars, pas një lidhje të gjatë dhe është fotografuar në krah të stilistes Jungwirth në Maj të këtij viti.

Një mik i përbashkët i tyre ka thënë për People, se ata nuk janë të lidhur, por kur fëmija të vijë në jetë vitin tjeter, 23 – vjeçari Tomlinson do të përfshihet për të përmbushur detyrimet si prind./tvklan.al