Guri i çmuar është i dyti më i madh në botë

Ky gur i çmuar është diamanti i dytë më i madh në botë dhe është blerë nga Louis Vuitton.

Sewelo, që do të thotë “gjetje e rrallë”, ka madhësinë e një topi tenisi me 1.758 karat, është i mbuluar me karbon dhe është ekspozuar në dyqanin e shtëpisë së modës në Paris.

Kompania nuk ka thënë se sa e ka blerë diamantin, por do ta shndërrojë të gjithin në një koleksion bizhuterish të bukura.

Vuitton, e njohur për çantat dhe veshjet e shtrenjta, ka hyrë në tregun e bizhuterive vetëm në 2012 dhe po garon fortë me kompani të tjera të mëdha.

Këtë e tregon edhe blerja e markës “Tifani” vitin e kaluar për 16.2 miliardë Dollarë.

Tv Klan