Koleksioni “Pranverë 2021″

Louis Vuitton përsëriti shfaqjen me koleksionin e veshjeve  të ‘Pranverë 2021’, për të kujtuar sërish emocionet e pasarelave, por tashmë në rrugë.

Kanë kaluar më pak se dy javë që kur Nicolas Ghèsquiere organizoi shfaqjen e tij të Vjeshtës 2021 Louis Vuitton në Louvre, transmetuar drejtpërdrejtë anembanë botës  pa asnjë audiencë.

Kjo “shfaqje” e solli sezonin në një fund energjik dhe të gëzueshëm, por në Singapor, shtëpia e modës, përsëriti koleksionin e saj të Pranverës 2021, si një kujtesë e të gjitha pjesëve të reja emocionuese që filluan në dyqane tani. Garderoba e Pranverës tashmë do të ketë: minifunde të shoqëruar me xhaketa të përmasave të mëdha, kostume me atlete, dhe bluza me dizejno.

Në shfaqjen e Singaporit, të pranishmit, panë veshjet dhe kombinimet e veçanta të LV.

Klan News