Dy nga djemtë e vilës së dashurisë Aleksandros dhe Denisi, kanë bërë një bisedë miqësore ditën e sotme.

Të ulur në pishinë, Denisi i ka treguar Aleksandros pëlqimin që ka për Artemisën, ndërkohë që ky i fundit i ka dhënë këshillë se si të afrohet më shumë me të (Artemisën).

Ndiqni episodet e plota të Love Island Albania në orën 18:00 dhe ‘Prime’ çdo të diel, në orën 21:00.

Pjesë nga biseda:

Aleksandro-Denisit: Në momentin që të pëlqen duhet të veprosh, ti nuk bën asgjë. Kape, foli, tregoja që të pëlqen.

Denisi: Patëm goxha kohë bashkë, folëm 1 orë, 1 orë e gjysmë.

Aleksandros: Për çfarë folët?

Denisi: Folëm për tema të ndryshme. Zbuluam se kemi shumë gjëra të përbashkëta me Artemisën./Love Island Albania