Nata e 8-të e spektaklit “Love Story” në TV Klan, ka nisur mes emocionesh, surprizash e të papriturash.

Arjana dhe Saimiri skena romantike në dush

Kësaj here Saimiri kishte rezervuar një takim të gjatë privat me Arjanën në ambientet e një palestre.

Dyshja kanë biseduar shumë pak, teksa kanë kaluar momente romantike në pishinë dhe në dush.

Nuk mungoi afrimiteti që vihet re dukshëm nga takimet e tjera të javës me Valentinën dhe Generdën.

Vajzat tregojnë nofkën që do ta thërrisnin Saimirin

Arjana: Hej Saimir, si je?

Saimiri: Mirë si je ti? Më në fund e arrite këtë takim! Ti s’paske nevojë fare për palestër, mirë qenke.

Arjana: Kam pak nevojë…

Saimiri: Do të të them diçka më ndryshe sot, të bëjmë pak stërvitje. Ku do fillojmë?

Arjana: Po ta lë ty në dorë

Saimiri: Do të mbys fare sot po ma le mua në dorë. Sa herë shkon në palestër?

Arjana: Tani shumë pak

Saimiri: Tani do të marr këtu me vete unë, çdo darkë këtu në palestër. Më duket sikur të ka mbetur pak qejfi që s’të kam ftuar në takim.

Vajzat e Love Story kanë zhvilluar këtë javë një intervistë ndryshe, teksa kanë rrëfyer pak më shumë rreth vetes dhe raportit që duan të kenë me Saimirin.

Ato kanë treguar se çfarë u pëlqen dhe çfarë do të donin të ndryshonin tek 33-vjeçari.

Veç të tjerash ato kanë dhënë edhe nga një nofkë, me të cilën do të donin të thërrisnin Saimirin.

Me çfarë shije do ta krahasoje puthjen?

Flavia: Nutela

Xhesi: Luleshtrydhe

Meri: Krem Karamel

Arjana: Çokollatë

Cili është vendi ku do të doje të shkoje me Saimirin?

Flavia: Në kinema

Xhesi: Në Verona, tek shtëpia e Zhulietës

Meri: Në stadium

Arjana: Vend tropikal, në det

Çfarë duhet të ndryshojë për ty Saimiri?

Flavia: Të bëjë atë që ai vërtetë pëlqen dhe ndjen

Xhesi: Duhet të bëhet më i afrueshëm

Sa i rëndësishëm është seksi në një lidhje? Si përgjigjen vajzat e Love Story

Veç të tjerash vajzat janë pyetur për rëndësinë e seksit në një marrëdhënie, ku secila ka dhënë mendimin e saj.

Me çfarë shije do ta krahasoje puthjen?

Redona: Çokollatë

Valentina: Mjaltë

Suela: Verë

Enxhëll: Pjepër

Generda: Luleshtrydhe

Cili është vendi ku do të doje të shkoje me Saimirin?

Redona: Gjermani

Valentina: Maldive

Suela: Një vend me borë

Enxhëll: Gjirokastër

Generda: Maldive

“Babi më tha të kthej biletën”, Generda i rrëfen Saimirit si erdhi në Love Story

Generda ishte një nga vajzat që ai pati një takim privat, ku ndanë një bisedë të këndshme.

Veç të tjerash Generda i rrëfeu Saimirit se si u bind të vinte në program dhe faktin që i ati i saj nuk donte që ajo të largohej nga Gjermania.

Saimiri: Si je?

Generda: E emocionuar! Më ke lënë pa gjumë, pa bukë. S’kam pirë fare ujë sot.

Saimiri: Si e ke përjetuar natën e parë?

Generda: Mami është shumë krenare për mua sa kur mbaroi puntata folëm në telefon dhe më tha “të vdes mami për ty, shkëlqeje”. Kurse babi tha që ishte krenar për mua.

Kisha vetëm hallin mos bija nga shkallët dhe pastaj kur erdha tek ti, do kisha thënë më shumë gjëra se ç’thashë por isha shumë e emocionuar. Thashë me vete pse s’të kam takuar më përpara që të të kisha vetëm për vete.

Generda: Për çfarë do ta ngremë këtë dolli?

Saimiri: Për ne të dy dhe kohën e bukur që do kalojmë bashkë.

Generda: Në vend që të të takoja andej, duhet të vija unë në Shqipëri dhe ti në Shqipër që të takoheshim këtu.

Debati me Silvanën, çfarë nuk u transmetua natën e 7-të

Silvana nuk e priti aspak mirë eliminimin në natën e shtatë të spektaklit “Love Story” në TV Klan. Ajo iu drejtua Saimirit me tone ironike e madje dhe akuza, duke u shprehur se ka bërë lojë të pistë dhe se e kishte provokuar.

Duke e mohuar këtë fakt, Saimiri tha se me sjelljen e saj Silvana po tregonte veten dhe kjo ishte dhe arsyeja pse nuk i dha trëndafil.

Silvana ishte shprehur më pas se 33-vjeçari kishte ftuar Flavian në vilë.

Silvana: Me mua duhet të jesh shumë i sinqertë sepse këtë javë i ke shkruajtur Flavias dhe ke kërkuar ta takosh tek vila.

Saimiri: Flavia flet në emër të vet

Silvana: Flavia mos bëj ashtu! E di që duan të rrinë të mbajnë karrigen gocat, jo ty. Pikë! Të gjithave ju ke shkruajtur.

Saimiri i plotëson dëshirën Valentinës, takim romantik dhe xhiro me kuaj

Valentina ka qenë një ndër të zgjedhurat e tij këtë javë, në një takim që ajo ia kishte shprehur si dëshirë edhe më parë.

Dyshja kanë kaluar disa momente romantike bashkë, duke bërë edhe gara me kuaj.

Saimiri: Cila është eksperienca më e bukur që ke pasur me kuajt?

Valentina: Besoj kur isha në Marok. Bëra xhiro me kuaj në breg të detit dhe ka qenë një eksperiencë shumë e bukur.

Saimiri: Unë kur kam qenë i vogël, pashë një kalë shumë të bukur dhe doja patjetër të hypja, por nuk dija të kalëroja. Unë rashë mbrapsht. Që aty thashë lëre se nuk qenka sport për mua.

Valentina: Sot besoj se do ndërrosh mendje.

Saimiri: M’u duke shumë e lumtuar nga kuajt, por shpresoj mos ta kesh vetëm nga kuajt këtë lumturi, por të jesh ndjerë mirë edhe me mua.

Valentina: Kuajt më japin një sens lirie, pavarësie, ashtu siç jam edhe unë vetë, e fortë dhe e lirë.

Saimiri: Nga shtëpia çfarë të kanë thënë, e kanë ndjekur programin?

Valentina: Babi më ka ndjekur, më ka suportuar. Do të doja shumë që edhe mami. Mamin e kam pasur si motër, si shoqe. Këtë marrëdhënie që kam me Shqipërinë besoj se është edhe nga mami sepse ajo e donte shumë vendin e vet.

Unë kur vij këtu ndjej sikur jam më afër mamit. E kam humbur në një moshë që mami duhet shumë, në adoleshencë. Jam shumë e sigurt që dashuria do më ndihmojë.

Valentina tërhiqet nga Love Story, tregon çfarë nuk shkon mes saj dhe Saimirit

Valentina vendosi papritur që të hiqte dorë nga emisioni.

Ajo u shpreh se Saimirit i uron suksese, por ajo mendon se nuk përshtatet me të.

Dua të jem e sinqertë. Dua të falenderoj produksionin që më dhatë mundësinë të isha këtu. Vajzave dhe Saimirit i uroj sukses. Saimiri është një djalë shumë i mirë por unë nuk përshtatem me Saimirin”, deklaroi Valentina.

Ndërkohë, Saimiri u shpreh se duke qenë se ishte nata e parë e hyrjes së vitit 2021, kishte vendosur të mos eliminonte asnjë vajzë.

“E vlerësoj shumë sinqeritetin tënd. Sot meqë ishte nata e parë e Vitit të Ri, kisha menduar të mos eliminoja asnjë nga vajzat. Kisha fshehur një trëndafil”, u shpreh ai. /tvklan.al