Konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, kësaj here janë vënë në garë përballë njëra-tjetrës, teksa kanë gatuar për Saimirin.

Secila prej tyre ka zgjedhur të gatuajë një pjatë të veçantë, me të cilën do të fitonin një takim me 33-vjeçarin.

Recetat kanë qenë të shumëllojshme dhe vajzat janë ndihmuar edhe nga shefi i kuzhinës.

Vajzat “llastojnë” Saimirin, gatuajnë nga një pjatë speciale për të

Në fund Saimiri ka zgjedhur pjatën që i ka pëlqyer më shumë dhe ka rezervuar një takim me konkurrenten që e ka përgatitur.

Generda: Shef, duhet të më ndihmosh se dua të përgatis diçka për Saimirin. Dua ta bëj për vete me një gjë të ëmbël. Më duhet nutella, luleshtrydhe dhe arra. Krepi është gati kështu që mund të vazhdojmë.

Xhesi: Jam shumë e emocionuar sepse nuk di çfarë do të katranos këtu, duke qenë se nuk jam shumë e mirë në gatim. Shef, unë jam zero në gatim, kam menduar një fileto pule. Saimiri merret me palestër dhe pula ka shumë proteina.

Redona: Unë jam shqiptare por vij nga Italia dhe për pasta jam mjeshtër. Për sot kam menduar të gatuaj “Tagliatelle Bolognese”.

Në garë për një takim me Saimirin, cila e fitoi sfidën e gatimit

Ato i kanë bërë një lojë Saimirit duke mos i treguar se kush i kishte gatuar ushqimet, duke e vënë atë të zgjedhë për pjatën më të shijshme.

Në fund 33-vjeçari zgjodhi pastat që kishte gatuar Redona, teksa u shpreh se anon më shumë nga kuzhina italiane.

Suela: Do pëlqejë Saimiri timen.

Flavia: Po po tënden…unë kam besim tek profesionalizmi im.

Xhesi: Prit ti prit se unë i kam bërë pulën, se ngaqë merret me palestër …

Redona: Kurse unë i kam bërë pasta sepse ai e ka shumë qejf kuzhinën italiane.

Xhesi: Flavia më vjen keq por ajo gjëja e zezë nga pamja të paktën s’më pëlqen…

Flavia: Ajo është fiks për shprehjen “mos e gjyko librin nga kopertina”, se ka elegancë, shije, klas, të gjitha në një pjatë.

Enxhëll përlotet në kinema, çfarë ndodhi në takimin me Saimirin

Enxhëlli ka qenë sërish e zgjedhura e Saimirit për një takim të gjatë privat, ku dyshja kanë shkëmbyer biseda të këndshme për dashurinë.

Ata janë bërë bashkë në kinema, ku 33-vjeçari ka zgjedhur disa filma për bukuroshen nga Gjirokastra.

Madje Enxhëll është përlotur  teksa ka parë një nga filmat romantik.

Saimiri: Shumica e historive të dashurisë kanë nisur në kinema. Unë të kam sjellë sot këtu sepse kam disa filma dashurie.

Enxhëll: Unë i kam shum qejf filmat romantikë dhe dua të shikoj shijet e tua. Edhe takimi jonë i parë në shi ka qenë!

E quajti të vogël, Suela kapet me Robertin: Shyqyr të kemi ty…

Ndërkohë, opinionisti Robert Aliaj nuk ra dakord me faktin që vajzat kishin gatuar për Saimirin, pasi sipas tij kjo është një “skllavëri”.

Ai theksoi në studio se është më seksi dhe më dinjitoze kur një vajzë  gatuan për veten e saj.

“Të gatuash është mënyrë jetese dhe elegancë mbi të gjitha. Ajo që më bëri përshtypje nga videot ishte se…mua më pëlqen kur një femër gatuan për vete. Do ishte më seksi nëse gatuan për vete. Kjo është skllavëri”, tha Roberti në studio.

Më tej ka qenë Suela ajo që ka replikuar me Robertin teksa ky i fundit i tha se je vajzë e vogël dhe nuk të vë faj fare.

“Ishte si sfidë më shumë dhe si lojë. Shyqyr që të kemi ty të rritur ne, të marrim shembull nga ti. Po na thua që ne ishim aty si skllave, ne nuk ishim aty për atë punë”, ka deklaruar Suela.

“S’ke shans të më puthësh”, Redona i kujton Saimirit fjalët e takimit të parë

Dyshja janë takuar në një bar, ku kanë shijuar nga një kokteil. Më tej ata kanë ndenjur pranë njëri-tjetrit duke biseduar për dashurinë.

Redona: Dua të përgatis një kokeil special për Saimirin, dua ta surprizoj! Mos e vrit mendjen Saimir se ta kam përgatitur unë.

Saimiri: Qenke dhe bariste!

Redona: Për ty edhe baristen e bëj.

Saimiri: Çfarë ke përgatitur?

Redona: Nuk e di se si më ra në dorë por një xhin Love Edition, me shijen e trëndafilit.

E papritur! Pas takimit në kinema, Enxhëll vendos të largohet nga Love Story

Nata e 10-të e spektaklit Love Story në TV Klan ka rezervuar mjaft të papritura, teksa Enxhëll është veteliminuar.

Pas transmetimit të takimit të saj me Saimirin në kinema, Enxhëll u shpreh se nuk mundet ta përballojë më situatën dhe se ka vendosur të largohet.

Më tej ajo ka theksuar se çdo gjë po bëhet më e vështirë për të.

“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më.

Kam shumë peshë nga vetja ime, person i familjes gjithashtu, dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, u shpreh Enxhëll.

Nga ana tjetër, Saimiri u shpreh se e respekton vendimin e saj, duke i ururar çdo të mirë.

Roberti i kërkon Enxhëllit të kthehet mbrapsht, Saimiri refuzon: As që bëhet fjalë!

Enxhëlli ishte konkurrentja e cila vendosi të lërë spektaklin e “Love Story” krejt papritur në natën e 10-të, fill pas transmetimit të takimit të saj me Saimirin në kinema.

Bukuroshja nga Gjirokastra u shpreh se nuk mundej të vazhdonte më dhe se i uron gjithë të mirat Saimirit.

Mirëpo, ka qenë opinionisti Robert Aliaj ai që i kërkoi Enxhëllit të vazhdonte në spektakël.

Ndërkohë, kjo gjë është refuzuar nga Saimiri, pasi është shprehur se ai i respekton shumë edhe vajzat e tjera dhe nuk bëhet fjalë që ta lejojë Enxhëllin të kthehet.

“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem. Sepse nuk mundem ta përballoj dot më. Kam shumë peshë nga vetja ime, persona të familjes gjithashtu dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, u shpreh Enxhëll.

Saimiri: I uroj çdo të mirë, ska asgjë të keqe.

Roberti: Personalisht, është nga të preferuarat e mia. Kam shumë dëshirë Enxhëll të vazhdosh.

Saimiri: Tani njëherë e kthyem mbrapsht, unë i respektoj shumë edhe vajzat e tjera , kështu që as nuk bëhet fjalë.

Roberti: Njëherë e ktheu Saimiri, njëherë do e kthej unë…

Enxhëll: Unë i uroj Saimirit gjithë të mirat dhe uroj që të gjejë atë që i do shpirti. Unë e kam vendosur dhe nuk mund të kthehem mbrapsht./tvklan.al