EPISODI I PLOTË

Ka startuar mes atmosferës festive, muzikës e dhuratave, nata e shtatë e spektaklit Love Story në TV Klan.

Teksa kanë shijuar nga një gotë shampanjë, vajzat dhe Saimiri kanë vallëzuar nën ritmet e muzikës live, ndërsa kanë pasur të ftuar këngëtaren Kamela Islamaj.

Muzikë live dhe atmosferë festive, cilat vajza zgjodhi Saimiri për vallëzim

Në një kupë qelqi ku brenda ndodheshin të shkruara disa këngë, 33-vjeçari shijoi një kërcim me Merin, Flavian, Arjanën dhe Enxhëllin.

Ai falenderoi këngëtaren për atmosferën e veçantë në vilën e tij.

Saimiri: Kamela kam dëgjuar shumë për ty por sot unë dhe vajzat kemi shansin që të përjetojmë një live. Shumë faleminderit që na e dhatë këtë mundësi dhe që na e zbukuruat mbrëmjen.

Këngën Love nga Frank Sinatra dua t’ia dedikoj Merit. Me këngën e radhës dua të ftoj në një vallëzim Arjanën. John Legend, “All of me”, e preferuara e Flavias.

Jo të gjitha vajzat kishin një mimikë të gëzuar kur shikonin konkurrentet e tyre të vallëzonin me Saimirin, por sidoqoftë ambienti festiv i gëzoi të gjitha.

Festë në vilën e princit, Saimiri dhe vajzat shkëmbejnë dhuratat e fundvitit

Ndryshe nga të gjitha herët e tjera, kësaj radhe 33-vjeçari kishte vendosur që t’i ftonte të gjitha vajzat në vilën e tij për të festuar, duke qenë se për ta është hera e parë që festojnë larg familjeve.

Ata kanë shkëmbyer dhurata mes njëri-tjetrit, kanë zhvilluar disa lojëra në vilë dhe nuk kanë munguar as urimet për festat.

Saimiri: Vajza ky është viti i parë që si unë dhe ju nuk po festojmë me familjet tona. Shpresoj të kalojmë sa më bukur bashkë dhe ndoshta me njërën nga ju do të jem dhe vitet e tjera. Kam marrë disa dhurata të vogla për secilën nga ju.

Saimiri merr vesh që Silvana ka dalë për drekë me Robertin

Ai ftoi sërish në një takim të shkurtër Silvanën, me të cilën zhvilluan edhe një debat të vogël për çështjen e puthjeve.

Duke sjellë në vëmendje deklaratat e puntatës së shkuar, Saimiri përmendi edhe opinionistin Robert Aliaj, për të cilin tha se i ka këshilluar vajzat si të reagojnë me të.

Silvana: Kam nevojë të flasim vetëm më kupton?

Saimiri: Vetëm jemi s’ka ndonjë gjë të keqe.

Silvana: Gjesti që bëre, që nuk e vlerësove fare. Nëse unë e dhashë puthjen nuk jam femra e lehtë! Prit! Nëse e dhashë puthjen para familjes time, kam dy vëllezër, edhe para gjithë Shqipërisë që më paragjykon pse kam ardhur këtu me motrën, do të thotë që unë e kam bërë sepse e ndjeva.

Vajzat shprehin mirëkuptim: Nuk mund ta hedhim poshtë Saimirin vetëm për një fjalë

Në rrjetet sociale ka pasur shumë diskutim rreth një fraze që 33-vjeçari tha: “Askush s’ju ka respektuar siç ju kam respektuar unë”, shprehje të cilën shumë komentues e kanë quajtur pak arrogante dhe patriarkale.

Po ashtu edhe faktin që ai u shpreh se “puthja është një stacion, jo destinacion”.

Saimiri u shpreh se duke qenë se në moshën 8-vjeçare është larguar në Gjermani ka vështirësi të shprehur dhe mbase është shprehur gabim në atë që ka dashur të thotë.

Vajzat gjithashtu i kanë mirëkuptuar deklaratat e tij, teksa kanë theksuar se ai i ka respektuar dhe se nuk mund ta hedhin poshtë vetëm për diçka që është thënë në nxitim e sipër.

Saimiri: Po s’ka lidhje me të lehtën…më dëgjo pak. Edhe unë të thashë atë ditë që e vlerësoj një femër kur e puth në kuptimin që unë nuk puth çdo femër. Unë kur e puth një femër do të thotë që kam një lloj pëlqimi, kam edhe ndjenjë…

Silvana: Kisha frikën e prindërve, si do e prisnin. Unë e dhashë se e ndjeva, vlerësimi që i dhe ti mua më ka prekur sepse s’dija si t’ia shpjegoja familjes dhe dyshoj që je ti këtu për famë, jo unë.

Çfarë dhurate mori Saimiri nga Arjana

Një nga vajzat që 33-vjeçari zgjodhi për një takim të shkurtër ishte edhe Arjana, me të cilën ai pati takimin e parë me të.

Veç të tjerash ata diskutuan për faktin që Saimiri kishte vonuar shumë për një takim me Arjanën, gjë për të cilën ajo u shpreh pak e mërzitur.

Më tej ajo i dhuroi atij një shishe vere me fotografinë e duarve të tyre dhe një foto ‘puzzle’.

Saimiri: Të thirra pak më vete këtu që të kishim pak mundësi të flisnim bashkë sepse nuk kemi pasur akoma takim.  

Arjana: Pse më vonove kaq shumë, a mund ta di arsyen?

Saimiri: Sepse unë vërtetë kam pasur një pëlqim për ty…

Arjana: Ky pëlqim mund të zbehet nga ana jote, edhe nga ana ime. Nga ana ime mund të jetë zbehur pak sepse njëherë ke puthur një vajzë, njëherë një vajzë tjetër. Radhën që kaloi e thashë që nuk shquhem si njeri i durueshëm. Kur e dua diçka e marr direkt ose e lë direkt

Saimiri: Sa vite ke që ke ardhur në Shqipëri?

Arjana: Unë tani jetoj mes Greqisë dhe Italisë. Mua gjaku, zemra, nuk më përshtatet me asnjë tjetër, duhet të jetë shqiptar.

Flavia përlotet në takimin me Saimirin, rrëfen pse është mërzitur

Kësaj here Saimiri zgjodhi për një takim të shkurtër Flavian, e cila u shpreh se ishte mërzitur që Saimiri nuk kishte pasur takim me të.

Madje ajo u përlot kur tregoi për buqetën me lule që ia kishte dhuruar një shoqe, për ta bërë atë të ndihej më mirë.

Saimiri: Ku je moj Flavia?

Flavia: Jam këtu me ty tani më në fund, më erdhi rasti.

Saimiri: Po pse si kujtove ti që s’do e gjesh rastin? Të pashë në intervista obobo thashë më është mërzitur Flavia.

Flavia: Të filloj unë?

Saimiri: Fillo, hapu shtruar.

Flavia: Do thoja për puthjen që the është stacion, jo destinacion.

Saimiri: Në njohje ti ke një pëlqim ndaj dikujt ose ke një ndjenjë dhe vazhdon me një puthje. Unë nuk mund vetëm të fërkoj duart këtu dhe…

Flavia: S’jam dakord. Nëse jemi 18 vajza, ti i puth të 18-ta pastaj

Saimiri: Po pse i kam puthur të 18-ta, unë kam pasur shumë takime dhe nuk i kam puthur.

U eliminua, reagon ashpër Silvana: Unë kërkoj burrë me B të madhe, ti….

Është mbyllur këtu rrugëtimi i Silvanës në Love Story, teksa kjo puntatë e shtatë ishte e mbushur me emocione, surpriza dhe shumë atmosferë festive.

Silvana ishte konkurrentja e cila nuk mundi të merrte trëndafil nga Saimiri, teksa tashmë në garë kanë mbetur vetëm nëntë konkurrente.

Eliminimi solli edhe reagimin e ashpër të Silvanës, e cila teksa iu afrua Saimirit nuk i kurseu kritikat ndaj tij.

Silvana: Jam e shumë e lumtur që largohem sonte sepse e kam menduar gjatë gjithi javës. Më bën për të qershur fakti që çdo vajzë që bën debate me ty, ikën çdo javë. Unë do ta quaja, ‘uomo semplice, scelte semplice’, sepse ti je mashkull i thjeshtë dhe kërkon femrat këtu që të ulën, të përulen. Unë nuk jam ajo zemër, unë kërkoj një karakter shumë të fortë. Unë kërkoj burrë me B të madhe.”

Saimiri: Duhet të bëhet njëherë grua me G të madhe që të kërkosh një burrë me B të madhe…

Silvana: Unë jam shumë grua, kam shumë karakter të fortë, që t’i nuk e përballon dot. Ti nuk i ke përballuar këtu femrat me karakter të fortë.

Saimiri: Unë të falenderoj shumë që ishe këtu bashkë me motrën dhe ju uroj çdo të mirë. mere më me sportivitet.

Silvana: Jam shumë sportive… nëse flet për respektin, ti nuk na ke respektuar.

Reagimi i menjëhershëm i Saimirit për Silvanën: E dija që pas kësaj vajze që rri e tërhequr fshihet diçka tjetër, prandaj nuk i dhashë trëndafil

Akuzave të Silvanës, e cila nuk e priti aspak mirë eliminimin nga gara në Love Story, Saimiri iu kundërpërgjigj menjëherë.

Ai tha se nuk i kishte dhënë trëndafil pikërisht sepse e dinte që pas kësaj vajze që rrinte e tërhequr, fshihej diçka tjetër.

Saimiri tha se sjellja e saj tregonte se ai kishte pasur të drejtë që e kishte eliminuar dhe se Silvana kishte ardhur në spektakël për famë.

Saimir: Më vjen mirë që kjo po tregon veten e vet d.m.th. Unë për këtë arsye edhe nuk i kam dhënë lule sot, sepse e dija që pas kësaj vajze që rri e tërhequr fshihet diçka tjetër dhe faleminderit që po e tregon veten këtu.

Silvana: Çfarë fshihet? Ti më ke shkruar dhe më ke provokuar. Nuk e ke gjetur kurrë provokimin te unë.

Saimir: Ndoshta e ke gjetur te Roberti, por atë e di ti.

Silvana: Te Roberti që më mbështet… nuk ka faj fare.

Alketa: Mund të të falenderoj në emrin e produksionit ty dhe motrën tënde? Keni qenë një hyrje mjaft interesante.

Silvana: U uroj vajzave shumë fat dhe shpresoj që të dalë me Saimirin kujt i shkruan më shumë.

Saimiri: Më duket pa logjikë fare kjo e folura tani. Faleminderit gjithsesi për opinionin tënd. Të uroj gjithë të mirat!

Silvana: Mua më bëhet shumë qejfi që nuk po dal këtu me një njeri si ti, të betohem. Jam shumë e lumtur!

Saimir: Po pse ke ndenjur deri sot këtu atëherë? Kjo tregon që unë kam patur të drejtë dhe ti ke ardhur për të bërë famë./tvklan.al