Mbrëmja e parë e spektaklit Love Story në Tv Klan rezervoi shumë emocione, surpriza e të papritura, duke thyer një rekord shikueshmërie.

Tv Klan vendosi në dispozicion të publikut edhe një sondazh në faqen e web tvklan.al, ku do të votoheshin vajzat konkurrente për të fituar një takim me Saimirin.

Pas mbylljes së sondazhit, 3 vajzat më të votuara që publiku ka kërkuar të dalin në takimin e radhës me Saimirin, ishin Vivien Thano, Keida Topi dhe Suela Karaj. Por do të jetë Saimiri që do të vendosë nëse do të marrë parasysh dëshirën e publikut për të dalë me 3 bukuroshet në takim.

Suela Karaj

Në natën e parë, vajzat diskutuan dhe komentuan mes tyre takimet e njëra-tjetrës, teksa dëgjuan edhe komentet e “princit të kaltër”.

Vivien Thano

Surpriza në fund u bë nga produksioni, teksa Alketa Vejsiu deklaroi se çështja e eleminimeve ishte thjesht një shaka dhe se vajzat që nuk morën trëndafil nga Saimiri nuk do të eleminohen. /tvklan.al

Kejda Topi