Ka nsiur mes emocionesh e rrahje zemre nata  15-të e Love Story në TV Klan.

Në nisje të kësaj nate finale, drejtuesja e spektaklit, Alketa Vejsiu u shpreh se Saimiri sonte ka tre mundësi zgjedhjeje.

Ndryshon formula e eliminimit, Alketa zbulon si do ta zgjedhë Saimiri vajzën fituese

“Opsionet e kësaj finalje janë: Saimiri zgjedh Merin, Saimiri zgjedh Generdën ose Saimiri nuk zgjedh asnjë nga vajzat!”, theksoi ajo.

Më tej Alketa u shpreh se sonte ceremonia e trëndafilave do të zhvillohet ndryshe teksa vajzat do të jenë në dhoma të veçura dhe do të përballen me eliminimin ose fitoren në skenë, një nga një.

Më tej Alketa u shpreh se sonte ceremonia e trëndafilave do të zhvillohet ndryshe teksa vajzat do të jenë në dhoma të veçura dhe do të përballen me eliminimin ose fitoren në skenë, një nga një.

“Rregullat, e këtij formati janë të tilla dhe ceremonia e trëndafilave do të zhvillohet në këtë mënyrë:

Saimiri do të jetë vetëm në skenë dhe do të përballet me vajzat një nga një. Ato do të jenë në dhoma të veçuara, pa televizor, pa telefon dhe nuk do të jenë në dijeni të asaj çfarë do të ndodhë në skenë, në momentin final.

Saimiri ia thotë hapur Merit: E ke fituar betejën…

Takim mjaft romantik dhe i mbushur me dashuri ka qenë ai i Meri dhe Saimirit në Romë.

Dyshja kanë bërë xhiro në rrugët kryesore të kryeqytetit italian, ku nuk kanë munguar puthjet e përqafimet.

Madje teksa ndodheshin me pamje nga Colosseo, Saimiri i tha Merit se ajo e ka fituar betejën deri tani.

Saimiri: Të kam sjellë këtu në Romë, uroj të të pëlqejë! Përveç se është qytet shumë i bukur është qytet dashurie. Shpresoj ta kalojmë takimin tonë të fundit sa më bukur.

Meri: Ashtu do jetë!

Saimiri: Kjo është Fontana di Trevi. Të kam sjellë këtu që të hedhim një monedhë dhe të shprehim dëshirën tonë. Le të shpresojmë që do të na plotësohet.

“S’kisha menduar të ndjeja kështu për dikë”, Saimiri dhe Meri mbushin Romën me dashuri

Saimiri: Ky vërtetë është takimi ynë i fundit sot, në fakt unë nuk do doja të mbaronte sepse jam kënaqur vërtetë. Jam ndjerë gjithmonë shumë mirë me ty.

Meri: Nuk e prisja që të arrija deri këtu dhe ndjenjat e mia, çdo fjalë, çdo veprim ka qenë i sinqertë.

Saimiri: Jam shumë i lumtur që jemi bashkë sot këtu dhe të kam ty pranë. Ndoshta kështu do e kaloj gjithë jetën time.

Meri: Të premtoj që nëse unë do të jem zgjedhja jote, do të të bëj njeriun më të lumtur në botë. Jam edhe e lumtur por edhe e frikësuar. Nuk jam aq entuziaste sa javët e tjera. Janë ato emocionet, ato sikletet e të hënës.

Saimiri i plotëson dëshirën Generdës, e çon në vendin që nuk e kishte vizituar kurrë

Për Generdën 33-vjeçari kishte zgjedhur qytetin e Stambollit, duke qenë se ajo nuk e kishte vizituar kurrë.

Saimiri: Për takimin tonë të fundit kam zgjedhur Stambollin sepse mendova ta bëjmë jashtë Shqipërisë këtë takim. Ky është një nga qytetet e mia të preferuara dhe nga takimet që kemi pasur më ke thënë që nuk ke qenë kurrë.

Përveçse është një qytet shumë historik është edhe një qytet shumë romantik. Prandaj doja ta kalonim këtu këtë takim të fundit.

Generda: U bë tamam ‘bingo’ sepse unë kam dashur të vij prej shumë kohësh. Kush e kishte menduar që udhëtimin e parë në Stamboll do ta bëja me Saimirin! Jam shumë e lumtur!

“Dua të jem 100% e jotja”, çfarë ndodhi mes Generdës dhe Saimirit në dhomën e tij

Saimiri: Generda komplimente, qenke bërë si një princeshë sot! U përpoqa të të tregoj disa vende të bukura të Stambollit sot, uroj të të kenë pëlqyer, por tani doja të fokusohemi vetëm tek njëri-tjetri. Le ta fillojmë darkën me një kokteil.

Generda: Doja të të falenderoja përsëri për këtë ditë të bukur që kaluam sot bashkë sepse jam kënaqur jashtë mase . Kam edhe unë shumë dëshirë që ta shijojmë këtë takimin e fundit brenda Love Story, por dua të të ndjej përsëri.

Saimiri: Gëzuar! Kisha shumë qejf që të realizohej ky udhëtim që të shihja çfarë ka qejf Generda.

Generda: Shpresoj që ky mos të jetë udhëtimi i fundit që do kemi bashkë! Kështu që po ma dhe ti mundësinë që të organizoj unë diçka pas Love Story-t , do të ta tregoj me gjithë qejf se çfarë do kisha realizuar unë për ty.

“Ky është një moment që unë e urrej, por ti nuk je e zgjedhura ime…”

Generda ishte një prej dy vajzave që arriti të shkonte në finalen e madhe të spektaklit “Love Story” në Televizionin Klan, por në fund zgjedhja e Saimirit nuk ishte ajo, por Meri.

E teksa i dha lajmin, Saimiri iu drejtua Generdës me këto fjalë:

Generda doja të të falenderoj që ke lënë gjithçka pas dhe ke ardhur këtu për mua. Kemi pasur disa takime të bukura që nuk do t’i harroj kurrë, si mëngjesi i bukur që kaluam bashkë, ajo dita që bëmë shopping që t’i zgjodhe veshjen e radhës, vajtëm në Korçë për ski, që edhe nuk kishe shumë talent, por dhe maksimumin tënd dhe Stambolli ishte mbyllja më e bukur që mund të imagjinoja.

Dua të të falenderoj për kohën, përkushtimin, ndjenjat dhe dashurinë që më ke dhuruar në këtë rrugëtim. Ky është një moment që unë e urrej, por nuk dua të të lëndoj dhe dua të jem i sinqertë me ty. Zemra ime ka marrë një tjetër drejtim, prandaj më vjen shumë keq, por ti nuk je e zgjedhura ime”.

Triumfon dashuria në Love Story, vajza që i mori zemrën Saimirit

Ishte Meri e zgjedhura e Saimirit, protagonistit të kësaj romance, e cila ka pasur disa takime romantike me 33-vjeçarin, ku nuk kanë munguar fjalët e dashurisë dhe puthjet plot pasion.

Formula e ceremonisë së trëndafilave ishte ndryshe këtë herë. Vajzat ndodheshin në dhoma të ndara dhe nuk e dinin çfarë ndodhte në skenë. Ato u thirrën një nga një nga produksioni për të marrë vendimin e Saimirit për to.

Mes emocionesh, Saimiri i tha Merit se që nga momenti i parë që e kishte parë, kishte pasur më shumë se një pëlqim për të.

“Meri më në fund ja ku jemi, nuk e di a e kishe menduar në fillim që do ishim sot bashkë në finale. Por unë nga momenti i parë që të kam parë kam pasur më shumë se një pëlqim ndaj teje.

“Ishe vajza e vetme që më bëre të bëj byrek”, Saimiri-Merit: Nga momenti i parë që të kam parë…

“Meri më në fund ja ku jemi, nuk e di a e kishe menduar në fillim që do ishim sot bashkë në finale. Por unë nga momenti i parë që të kam parë kam pasur më shumë se një pëlqim ndaj teje.

Kemi pasur takimet më të bukura bashkë, takimi i parë që unë gatova për ty. Takimi për Krishtlidje që bëmë pemën bashkë. Ishe vajza e vetme që më bëre të bëj byrek. Dhe ky takimi i fundit në Romë ishte për mua takimi më i bukur në Love Story.

Megjithatë kam pasur momente që kam menduar ndoshta ne të dy kemi kërkesa të ndryshme nga jeta.

Ti do të vazhdosh modelingun dhe unë mendoj të krijoj një familje. Ti e sheh jetesën në Shqipëri kurse unë në Gjermani. Sigurisht që ti pyet veten përse po t’i them këto fjalë dhe përgjigja është që ti je e zgjedhura ime”, u shpreh Saimiri./tvklan.al