Ka nisur mes emocionesh dhe surprizash nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa gara me konkurrenteve është rritur.

Vajzat sonte janë veshur të gjitha me të kuqe duke qenë se ndodhemi edhe në prag të Krishtlindjeve.

Moderatorja Alketa Vejsiu njoftoi në këtë puntatë të sotme që ka ndryshuar formula e eliminimit.

Ndërkohë që çdo javë janë larguar nga dy konkurrente, sonte Saimiri nuk do t’i japë trëndafil vetëm njërës nga vajzat.

Meri ka qenë sërish e zgjedhura e 33-vjeçarit për një takim të gjatë privat, teksa kanë kaluar ditën bashkë.

Ata kanë bërë një shëtitje me makinë dhe më pas kanë ikur në vilën e princit për të zbukuruar pemën e Vitit të Ri.

Meri gjithashtu ka shprehur një bezdi ndaj Saimirit, për faktin që kanë ardhur vajza të reja në garë për të fituar zemrën e tij.

Saimiri: Sa i mirë qenke bërë, fiks si ato francezet

Meri: Edhe ti fiks si gjermanët, erdhe tamam në kohë. Si je?

Saimiri: Mirë. Do lëvizim që këtu?

Meri: Po. Unë e di që ti i pëlqen ëmbëlsirat dhe të solla ëmbëlsira

Saimiri: Më ka dalë nami tani. Faleminderit!

Meri: Tani sikur jam pak më e qetë sepse gjithë këto javë mendoja…

Saimiri: Ndoshta edhe ke menduar që ky nuk më sheh, nuk ka sy për mua, nuk e ka mendjen, por edhe kur po kërcenim të shihja ty në cep, të kisha parë me kohë.

Suela ka qenë sërish e zgjedhura e 33-vjeçarit për një takim të gjatë privat, teksa kanë kaluar ditën bashkë.

Ata kanë bërë një shëtitje në mal ku kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë mes tyre.

Dyshja ka diskutuar edhe për xhelozinë, teksa Suela e ka shprehur qartë se nuk i pëlqen që Saimirin puth njëherë njërën dhe njëherë një vajzë tjetër.

Suela: Tani më solle këtu. Po herën tjetër çfarë do të bësh? Gjej një ishull ti dhe ikim ne.

Saimiri: Po bëj të kundërtën, nga liqeni në mal. Profile të ndryshme më shkruanin të lutem takohu me Suelën. Thoja me vete sa adresa false paska hapur kjo

Suela: Ti si mendon? Shkojmë ne?

Saimiri: Nga pamja e jashtme sigurisht që shkojmë. Nga brenda akoma s’kam arritur të kuptoj.

Suela: E di unë që do jesh i imi deri në fund, le të kënaqen edhe gocat pak.  Kështu e mendoj unë. Ma ndjen zemra.

Saimiri: Se mos na dehesh me ujë sot?

Suela: Më bëre një pyetje kur ishim në takimin e parë, më the që do të të marr në Gjermani. Si e mendon ti veten tënde pas ca kohësh.

Kësaj here Saimiri ka marrë tre letra pa emër nga produksioni, të cilat i kanë shkruar konkurrentet e reja, Generda, Redona dhe Valentina.

Ai ka rezervuar një takim të gjatë privat me Redonën, ku kanë ndarë një bisedë të këndshme duke shijuar një kokteil.

Veç të tjerash ata kanë folur edhe për seksin, teksa Saimiri ka theksuar se nuk e imagjinon dot të kryejë marrëdhënie pa u puthur.

Saimiri: Si je? Si je ndjerë natën e parë?

Redona: Mirë, si je ti? Kam pasur shumë emocione dhe ngaqë nuk më linin emocionet rehat, u ngatërrova shumë me fjalët. Se di as vetë se çfarë thoja. Kam tre net që nuk bëj rehat sepse të mendoj.

Saimiri: Të bëri diçka përshtypje në program apo ishte ashtu siç e prisje?

Redona: Puthjen nuk e prisja sepse bëra 1 mijë kilometra që të vija këtu.

Saimiri: Ti je xheloze?

Redona: Unë jam xheloze aty ku duhet. Normalisht që nuk të njoh dhe nuk mund të përjetoj një xhelozi, por mund të përjetoj një bezdi sepse është normale kur një djalë të intereson.

Vivien dhe Saimiri janë përfshirë në një sërë replikash, teksa 33-vjeçari në një moment u shpreh se i vjen keq që e shikon këtë ankesë nga Vivien, e cila e puthi natën e parë.

Më tej ai i ka thënë 27-vjeçares së nëse nuk i pëlqen, mund të largohet nga spektakli.

Vivien: Ne nuk po tallemi këtu. Besoj se secila nga vajzat duhet të merret pak seriozisht nga ana e Saimirit. Nuk jemi për tu tallur këtu. Dashuria është ndjenja më e bukur në jetë, nuk është aventurë televizive. Nuk kam ardhur për aventurë mediatike, nuk më intereson fare. Saimiri nuk është një trofe që ne duhet të marrim në fund.

Saimiri: Po çuditem që kjo ankesë vjen nga Vivien kur ajo ishte e para që më puthi mua pa dashur unë fare.

Vivien: E bëra për ty por edhe për veten time.

Saimiri: Për mua një puthje nuk do të thotë asgjë. Nëse nuk të pëlqen mund të ikësh nga programi kur të duash. 

Saimiri eliminon Vivienin

Më puthe e para pa dëshirën time”, kjo ishte fjalia që tha Saimiri dhe duket se vulosi eliminimin e Vivien nga “Love Story”.

Në ceremoninë e trëndafilave, Vivien mbeti pa një të tillë dhe për të përfundoi këtu aventura në spektaklin televiziv që transmetohet çdo të hënë në Tv Klan.

Pas eliminimit Vivien tha se e priste një gjë të tillë dhe shtoi se nuk e shihte Saimirin si partnerin e saj sepse ai nuk ka disa gjëra që ajo kërkon. Më tej ajo i dha dhe një këshillë që të jetë “më i hajrit” me gocat dhe të gjejë dashurinë e jetës.

Tensioni mes tyre nisi që javën e shkuar, kur Saimiri u shpreh se Vivien e kishte marrë veten si shumë favorite për shkak të takimit të parë.

Vivien gjithashtu u shpreh në një intervistë për “Daily Love Story” se ndjente që do të eliminohej në këtë puntatë të gjashtë. Vivien ishte edhe e zgjedhura e publikut për një takim me Saimirin. /tvklan.al