Love Story| Puthje e takime ëndrrash, kush janë dy finalistet e romancës live – Episodi 14



Love Story| Puthje e takime ëndrrash, kush janë dy finalistet e romancës live – Episodi 14

22:31 15/02/2021

Pas takimit që patën në Shkodër, në vendlindjen e Xhesit, Saimiri kishte vendosur që kësaj here të udhëtonin drejt Vlorës, vendlindjes së nënës së tij.

Udhëtim me anije piratësh, Saimiri i dedikon poezi Xhesit

Ata kanë bërë një xhiro me anije me kapitetin Aleksandër, i cili ishte veshur si pirat.

Veç bisedave dhe momenteve romantike, Saimiri i ka dedikuar edhe një poezi Xhesit, e cila u shpreh se i ka pikë të dobët poezitë.

Saimiri: Xhesi, deri tani më ke befasuar me Shkodrën e bukur dhe doja që sot të të sillja në Vlorë, në qytetin e nënës time.

Xhesi: Gjatë kohës që të shoh ty duke drejtuar timonin, mendoj që çdo burri të fortë i duhet në krahë një femër që ta ndihmojë për të drejtuar timonin e jetës.

Saimiri: Ke të drejtë! Vërtetë burri mban timonin por mendoj që është edhe gruaja ajo që jep drejtimin. Anija më kujton filmin “Piratët e Karaibeve”.

Xhesi: Anija “Perla e Zezë’ quhet me sa di unë. Kjo aroma e detit është fantastike. Me ty kam kaluar çdo pritshmëri dhe fantazi timen. Ishim në borë, tani jemi këtu në det. Më duket si një ëndërr.

Saimiri surprizon Merin në takimin e radhës

Saimiri dhe Meri kësaj here kanë pasur një takim mjaft romantik dhe plot ndjenjë.

Princi i Love Story kësaj here kishte vendosur t’i bënte një surprizë Merit, teksa i mbylli sytë dhe i tregoi helikopterin.

Dyshja bënë një xhiro me helikopter dhe ndaluan në një fushë afër një liqeni në Belsh, ku shkëmbyen puthje dhe biseda romantike.

Meri i shprehet Saimirit: Erdha si modele, por më ke zgjuar një ndjenjë…

Saimiri: Me fjalë është e vështirë të përshkruash këtë ndjenjë që kam patur sot.

Meri: Ç’më bëre ti kështu mua! Nuk e mendoja kurrë veten kështu, si erdha dhe tani. Jam e lumtur me ty. Erdha si modele dhe më ke zgjuar një ndjenjë që…nuk e di. Jam e humbur.

Saimiri: Edhe unë erdha në fakt të gjej dashurinë e jetës këtu, por në fillim kisha ato mendimet e mia. A do realizohej, a do ishte një vajzë këtu brenda që unë do krijoja ndjenja për të sepse nuk është edhe aq kollaj.

Çdo herë që kam dalë me ty kam ndjerë që ndjenjat shtohen dhe sot më ke thënë disa fjalë shumë të bukura që ma ke përforcuar këtë ndjenjë akoma më shumë.

Jerina zgjedh dy vajzat që duhet të shkojnë në finale

Ka startuar mes emocionesh e takimesh romantike edhe nata e parafundit e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa një nga tre konkurrentet e mbetura pritet të eliminohet.

Opinionistja Jerina Lalaj ka dhënë mendimin e saj se cilat do të jenë dy vajzat që do të shkojnë në natën finale.

Gjatë argumentimit të afrimitetit të Xhesit me Saimrin, Jerina është pyetur nga Alketa Vejsiu se cilat vajza shikon si finaliste.

Ndërkohë, ajo nuk ka nguruar të thotë emrat e dy vajzave, teksa ka veçur Generdën dhe Merin.

Saimiri i shpreh ndjenjat Generdës: Kam më shumë se pëlqim për ty

Saimiri dhe Generda kanë udhëtuar kësaj here drejt fshatit Dhërmi, ku kanë shijuar natyrën dhe detin.

Nuk kanë munguar bisedat e këndshme mes tyre, teksa Saimiri u shpreh se ka më shumë se pëlqim ndaj bukuroshes që ka ardhur nga Gjermania për të.

Madje ai e falenderoi për përpjekjen që ajo ka bërë për të qenë pranë tij.

Saimiri: Tani ka ardhur koha që ne të flasim hapur për çdo gjë.

Generda: Shyqyr! Thonë që ku ka det ka mbret, por mbreti…

Saimiri: Mbreti do edhe mbretëreshën!

Generda: Mezi po pres që të mbarojnë këto dy javë, që të gjithë ëndrrat që kam me ty të realizohen.

Do jesh heroi im? Si përgjigjet Saimiri

Generda: Do doja të dija nga Saimiri se me cilën këngë na përshkruan ne të dy.

Saimiri: Nuk e di a e ke dëgjuar këngën e Enrique Iglesias, “Hero”.

Generda: Do jesh heroi im?

Saimiri: Shpresoj! Ke menduar një këngë që të na e dedikoje ne të dyve?

Generda: Është ajo kënga e Loredanës.

Saimiri: E kishe imagjinuar se do ishe deri këtu?

Një javë para finales, cila është vajza që nuk mori trëndafil në Love Story

Ka përfunduar në natën e 14-të rrugëtimi i konkurrentes Xhesi Peraj në spektaklin Love Story, teksa nuk arriti të merrte trëndafil nga Saimiri.

Trëndafilin e parë ai ia dhuroi Generdës, teksa u shpreh se do ta zgjedhë në finale për t’i dhënë asaj dhe vetes mundësinë për t’u njohur më mirë.

Trëndafilin e dytë ai i’a dhuroi Merit për të cilën tha se ka pasur më shumë ndjenja.

“Çdo e hënë është shumë emocionuese por kjo sot është akoma më shumë. Kemi pasur tre takime shumë të bukura dhe me shumë ndjenja.

Dua t’i falenderoj vajzat për kohën dhe vëmendjen që më kanë kushtuar. Shpresoj që edhe unë mos t’ju kem zhgënjyer në këtë rrugëtim”, u shpreh Saimiri.

Ndërkohë për Xhesin ai theksoi se është një vajzë shumë e rrallë dhe se e vlerëson shumë si person./tvklan.al







Të ngjashme